Home » Kampionati Francez » Shqiptari Abdi 58 minuta në humbje

Shqiptari Abdi 58 minuta në humbje

Futbollisti shqiptar, Almen Abdi, luajti titullar në radhët e skuadrës së Le Mansit dhe njëherësh ka qenë debutimi i parë i tij në kampionatin francez.

Abdi e nisi debutimin titullar, por është ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë të ndeshjes pikërisht në minutën e 9-të. Skuadra e Le Mansit startoi dobët në pranverë, duke pësuar humbje para adhuruesve të vet me rezultat 0:3 nga skuadra e Lorientit.

Ndeshja ka qenë mjaft intresante dhe me dominimin e skuadrës udhëtuese. Abdi luajti 58 minuta dhe pati paraqitje të mirë. Golat për skuadrën e Lorientit i shënuan futbollistët Le Koscielny (23′), Monterrubio (43′) e Monterrubio (54′). Skuadra e Auxerres megjithëse ishte favorite nuk ia doli të shënoi fitore ndaj Boulognes, por luajti baras 0:0.

Ndeshje interesante është zhvilluar edhe në mes skuadrës së Grenobles dhe Saint-Etiennes, e cila përfundoi me rezultat 1:2 për mysafirët.

Grenoble ishte e pafuqishme dhe më këtë humbje veç iu është ngjitur edhe ligës së dytë. Për mysafirët golat i shënuan futbollistët Perrin (31′) e Rivière (40′) dhe për Grenoble ka realizuar nga penalltia Varrault (45′). Lille u dëshmua skuadër superiore për skuadrat e mëdha. Ata mposhtën me rezultat 3:1 skuadrën Paris Saint-Germainin.

Kreatorë të kësaj fitore bindëse ishin futbollistët Obraniak (5′), Balmont (52′) e Béria (67′) që shënuan golat e fitores, ndërsa golin e nderit për parisienët e ka shënuar Erding (82′). Monaco-Sochaux, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 2:0 në favor të skuadrës mikpritëse. Protagonistë të kësaj fitore ishte futbollisti Nenê që shënoi në minutën e 84-të dhe atë të 91-të.

Rezultatet

Valenciennes – Toulouse 1:3

Rennes – Lens 1:1

Nancy – Lyon 0:2

Montpellier – Nice 1:0

Monaco – Sochaux 2:0

Lille – Paris St-Germain 3:1

Le Mans – Lorient 0:3

Grenoble – St. Etienne 1:2

Auxerre – Boulogne 0:0

Tabela

1. Bordeaux 19 14 1 4 32:12 43

2. Lille 20 11 4 5 40:20 37

3. Montpellier 20 11 3 6 27:25 36

4. Lyon 20 9 6 5 33:26 33

5. Monaco 20 10 3 7 26:22 33

6. Auxerre 20 9 6 5 19:15 33

7. Marseille 18 9 5 4 30:20 32

8. Lorient 20 9 5 6 32:22 32

9. Rennes 20 8 6 6 25:19 30

10. Paris St-Germain 20 8 5 7 32:21 29

11. Toulouse 20 8 4 8 22:17 28

12. Valenciennes 20 8 4 8 31:29 28

13. Lens 20 7 6 7 20:25 27

14. Sochaux 19 8 2 9 17:23 26

15. Nancy 20 8 2 10 26:31 26

16. Nice 20 6 4 10 20:33 22

17. St. Etienne 20 5 4 11 13:27 19

18. Le Mans 20 4 4 12 17:31 16

19. Boulogne 20 3 6 11 15:35 15

20. Grenoble 20 1 4 15 11:35 7 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni