Home » Kampionati Kosovar » Shoshi: Kemi forcë për ta fituar kupën

Shoshi: Kemi forcë për ta fituar kupën

Skuadra e futbollit Drenica nga Skenderaj është e vetëdijshme se nuk ka gjasa që të luftojë për titullin e kampionit, por e bindur se për trofeun e kupës mundësitë i kanë të mira.

Kjo skuadër ditë më parë ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror me qëllim që të përgatiten sa më mirë për garat e Raiffeisen Superligës së Kosovës. Kryetrajneri Valdet Shoshi punon më përkushtim të shtuar me futbollistët në stadiumin e futbollit “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Shoshi tregoi për punën që është duke bërë tash për tash për përgatitjet dhe për synimet që ka për stinorin pranveror. “Në pjesën e parë punojmë në aspektin fizik, ndërsa pjesa e dytë do të zhvillohet diku jashtë vendit. Ne kemi marrë premtime nga kryesia e klubit se pjesa e fundit e përgatitjeve do të zhvillohet jashtë Republikës së Kosovës.

Sipas këtyre premtimeve pritet që të shkojmë në përgatitje me 10 shkurt me gjasë në Ulqin apo në ndonjë vend të përshtatshëm në Maqedoni”, tha Shoshi. Ai shtoi: “Nga kryesia kemi marrë njoftimin se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë biseda me disa futbollistë të dëshmuar, që pritet të përforcohemi dhe t’i mbulojmë të gjitha zbrazëti që i kemi në të gjitha repartet.

Me këto përforcime që mund t’i bëjmë dhe fondin aktual të futbollistëve do të kemi një skuadër mjaft të konsoliduar për edicionin pranveror. Largimi i Zhabollës nga radhët tona ka shkaktuar hendikep të madh. Prandaj për Zhabollën nuk kemi zëvendësim adekuate, por që patjetër duhet të sjellim një përforcim në pozitën e tij”, tha Shoshi.

Për Zhabollën drejtuesit e kësaj skuadre thonë se ka qenë një futbollistë i dëshmuar dhe kanë dhënë kontribut të madh sidomos në ndeshjet e fundit të Raiffeisen Superligës së Kosovës. “Në bisedime jemi me disa futbollistë, por tash për tash emrat e tyre mbeten enigmë”, ka thënë kryetari i klubit, Zenun Kodra.

Sipas tij, brenda kësaj jave bisedimet priten të konkretizohet me sukses dhe skuadra të kompletohet në të gjitha drejtimet. “Qëllimi ynë është të rrisim cilësinë në skuadër dhe të ndërtojmë një skuadër të fortë që t’i kënaqim edhe adhuruesit me lojëra gjatë vazhdimit të kampionatit”, tha Kodra.

Synimi i Drenicës për pjesën e pranverës është ta fitojnë kupën e Kosovës si dhe plasmani sa më i mirë në tabelën e klasifikimi. “Besoj se do të shënojmë rezultate më të mira në të gjitha garat, që nga kampionati e deri të garat e kupës”, përfundoi Shoshi. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

1 Response to " Shoshi: Kemi forcë për ta fituar kupën "

  1. denicaku says:

    ju lumt krenaria e kosoves je skuadra ma e pelqyar dhe ma fer ne super lig qudi qysh fedederat e futbollit nuk ju ka Shpall skuadra ma fer per vitin 2009 ju lum veq perpara

Komentoni