Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Shorti do të bëhet të premten për Botërorin 2010

Shorti do të bëhet të premten për Botërorin 2010

logo_fifa_2010_400_bordersInstitucioni më i lartë, FIFA ka publikuar emrat e katër vazove te shortit për Kampionatin Botërorin 2010 që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Caktimi i ‘vazove’ është bazuar në rangimet e tetorit, ndërkohë që Brazili, Spanja, Holanda, Italia, Gjermania, Argjentina dhe Anglia, janë shtatë përfaqësueset që iu bashkëngjitën Afrikës së Jugut në vazon e parë. Ndryshimi që të bie më shumë në sy është transferimi i Francës nga vazoja e parë në vazon e katërt.

Ndoshta polemikat e shumta që shoqëruan kualifikimin e skuadrës së Domenech kanë bërë që Sepp Blatter të rishikojë pozicionin e “gjelave”. Në vendin e kombëtares së Domenech është vendosur Holanda. Në vazon e parë bëjnë pjesë: Afrika e Jugut, Italia, Argjentina, Anglia, Gjermania, Holanda, Spanja dhe Brazili. Në vazon e dytë: SHBA-ja, Australia,

Japonia, Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Hondurasi, Meksika dhe Zelanda e Re. Në vazon e tretë: Kili, Paraguaji, Uruguaji, Nigeria, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana dhe Algjeria. Dhe në vazon e katërt: Franca, Danimarka, Greqia, Serbia, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia dhe Zvicra. Shorti do të tërhiqet të premten në Cape Town të Afrikës së Jugut.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni