Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Shoferi nga Angola mbeti i vdekur

Shoferi nga Angola mbeti i vdekur

Në prag të fillimit të Kupës së Afikës në Angola. Autobusi me të cilin udhëtonin futbollistët e Togos u vu në shënjestrën e një mitralozi në kufirin mes Angolës dhe Kongos.

Shoferi i autobusit mbeti i vdekur në vend, ndërsa dy futbollistë, Serge Akakpo dhe Kodxhovi Odilale, u plagosën dhe janë në gjendje të rëndë.

Edhe trajneri Hubert Velud, mjeku dhe dy pjestarë të stafit togolez, që ndodheshin në vendet e para të autobusit, kanë mbetur të dëmtuar dhe janë shtruar në spital.

“Shoferi nga Angola mbeti i vdekur”, – tha zëdhënësi për shtyp i Ministirsë së Sporteve në Togo, duke shtuar se sulmi ka ndodhur në rajonin e Kabindas, në shtetin e Angolës, mjaft pranë me kufirin e Republikës së Kongos (ish-Zaire).

Zëdhënësi për shtyp tha se gjendja e mjekut dhe e dy futbollistëve është ajo që shfaq më shumë shqetësime. “Ishte diçka e tmerrshme, – tha nën “shok” sulmuesi i Nantës, Tomas Dosevi. – Pesë minuta pasi kaluam kufirin mes Kongos dhe Angolës dëgjuam disa të shtëna në drejtimin tonë. Për 20 minuta qëndruam të shtrirë sipër njëri-tjetrit dhe dëgjonim të shtëna nga të dyja palët.

Mesa duket ishte eskorta jonë që përgjigjej. Kur u çova pashë vetëm gjakun e disa shokëve të mi dhe shoferin e vdekur. Eshtë e pabesueshme, e turpshme.” Mesfushori Romao shtoi: “Ende nuk arrij ta besoj atë që ndodhi. Por një gjë është e sigurt, pasi shokët tanë u shtruan në spital, askush nga ne nuk dëshiron të luajë në Angola.

”Menjëherë pas ngjarjes, Togo ka kërkuar pezullimin e Kupës së Afrikës. Edicioni i 28-të i kësaj veprimtarie do të zhvillohej në Angola. Ai është programuar të nisë të dielës me ndeshjen e parë mes vendasëve dhe Malit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni