Home » Liga e Kampionëve » Shkojnë Reali dhe Milani

Shkojnë Reali dhe Milani

Real Madrid celebrateReal Madridi ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Marseille, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe pozitën e parë në grup.

Cristiano Ronaldo kaloi Mbretërit në epërsi nga gjuajtja e lirë (5’), ndërsa Lucho Gonzalez (11’) barazoi rezultatin për vendasit.

Mysafirët shënuan edhe dy herë në pjesën e dytë me anë të Raul Albiol (60’), dhe serish me anë të Ronaldos (80’) për të vulosur fitoren.

Takimi tjetër i Grupit C, i zhvilluar ndërmjet FC Zurich dhe Milan ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Rossonerët duhet t’i falënderohen Realit, pasi që siguruan kualifikimin falë fitores së Los Blanco përballë Marseille. Po të ishte mposhtur Reali, atëherë do të kualifikohej Marseille në vend të Milanit.

Pas xhiros së fundit, nga ky grup kualifikohen Real Madridi dhe Milani, ndërsa Marseille do të luajë në Europa League.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni