Home » Kampionati Gjerman » Shënimi i Ramajt një fitore e lartë

Shënimi i Ramajt një fitore e lartë

alban-ramajFutbollisti shqiptar, Alban Ramaj, po dëshmohet sulmues i spikatur në radhët e skuadrës së AUE-së, që garon në Ligën e Tretë të Gjermanisë dhe kandidatë kryesor që të rikthehen në ligën e dytë.

Skuadra e AUE-së shënoi fitore me rezultat të lartë 3:0 kundër Burghausenit, në ndeshjen e javës së 15-të të ligës së tretë. Ramaj shënoi gol në minutën e 90-të për epërsinë 3:0 dhe të rezultatit përfundimtar. AUE zë vendin e katërt me 28 pikë të tubuara dhe është katër pikë më pak se i pari, Offenbach.

Ramaj luajti 90 minuta, ndërsa bashkëlojtari i tij shqiptar, Skerdijald Curri 78 minuta. AUE dëshmoi ndër lojërat më të mira gjatë këtij stinorit vjeshtor.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni