Home » Tenis » Sharapova, kontratë 70 milionë dollarë me “Niken”

Sharapova, kontratë 70 milionë dollarë me “Niken”

New York, 14 janar – Tenistja ruse Maria Sharapova ka firmosur kontratën më të madhe të sponsorimit për një sportiste.

Ajo ka nënshkruar kontratë të vlefshme 70 milionë dollarë (48 milionë euro) me kompaninë e njohur për pajisje sportive “Nike”, njofton “Bloomberg” të mërkurën.

“Sharapova 22-vjeçare ka firmosur kontratë tetëvjeçare dhe do të marrë çdo vit nga rreth nëntë milionë dollarë me kontratën e re me ‘Niken'”, ka thënë një burim nga “Nike” për “Bloombergun”.
Kontrata do të hyjë në fuqi këtë muaj. Në kontratë është përfshirë një seri e fustaneve të dizajnuar nga vetë 22-vjeçarja.

Ajo do të marrë përqindje nga shitjet e këtyre fustaneve që do të prodhohen nga gjiganti amerikan.
Sharapova edhe para se të firmoste kontratën e re ishte sportistja më e paguar në botë dhe në përgjithësi më e paguara nga të gjithë sportistët në Rusi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni