Home » Futboll » Shaqiri tifoz i Interit nga fëmijëria, zgjedhja e lehtë – thonë familjarët

Shaqiri tifoz i Interit nga fëmijëria, zgjedhja e lehtë – thonë familjarët

shaqiri-tifoz-i-interit-nga-f-euml-mij-euml-ria-zgjedhja-e-leht-euml-ndash-thon-euml-familjar-euml-t_hdDuket se Xherdan Shaqiri nga fëmijëria ka qenë një tifoz dhe adhurues i Interit, e zgjedhja e tij për të kaluar te klubi italian nuk ka qenë e vështirë.

Një gazetar italian ka zhvilluar një bisedë me familjarët e Shaqirit, vëllezërit Arianitin dhe Erdinin, disa ditë para se të zyrtarizohej marrëveshja por ata kërkuan që të mos publikohej asgjë pa u kompletuar marrëveshja.

Sipas vëllezërve, edhe në fëmijërai Shaqiri ka folur vetëm për Interin dhe për Serien A, një kampionat që i ka pëlqyer shumë. Ata thonë se në regjionin e Ballkanit e sidomos në Kosovë pëlqehet ky kamponat, e kjo influencë ka qenë vendimtare të Shaqiri që ai të fliste gjithnjë për Interin.

“Megjithatë me rritjen e Shaqirit dhe krijimin e eksperiencave ai e përcillte Interin, por nuk fliste aq shpesh”, pohon njëri prej vëllezërve.

“Edhe FIFA kur luanim ai e merrte shpesh Interin, sidomos pasi atëherë Interi ka pasur ekip të fortë dhe njerëzit e shumtë e merrnin në Playstation”, shtoi ai.

Më tej vëllai i madh shtoi (disa ditë para se të zyrtarizohej kalimi i Shaqirit) se ai do të kalonte sigurt te Interi, e këtë për shkak të trajnerit Roberto Mancini.

Duket se edhe një herë ndikimi i trajnerit të Interit ka qenë vendimtar në vendimmarrjen e lojtarëve, pasi që të njëjtën gjë e kanë thënë edhe miqt e Lukas Podolskit.

Me ardhjen e Shaqirit pritet të shtohen edhe tifozët e Interit në vendin tonë. Ai tashmë filloi stërvitjet dhe pritet të jetë nga minuta e parë në fushë të dielën ndaj Genoas.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni