Home » Kampionati Italian » Shaqiri në fundjavë luan për Interin?

Shaqiri në fundjavë luan për Interin?

shaqiri-n-euml-fundjav-euml-luan-p-euml-r-interin_hdPas ndeshjes kundër Juventusit, Roberto Mancini është pyetur rreth mundësisë së transferimit të Xherdan Shaqirit te Interi.

Mesfushori i Bayern Munichut është shënjestër e Nerazzurrëve, ndërsa trajneri ka dhënë shenja pozitive se ai mund të kalojë në Meazza.

Gazetarët madje e kanë pyetur nëse do të arrijë shqiptari para ndeshjes së të dielës kundër Genoas, ndërsa kjo ishte përgjigja e Mancinit:

“Nuk e di nëse diçka e tillë do të jetë e mundshme. Trajneri gjithmonë shpreson t’i bëjë gjërat shpejt, por për shumë arsye jo gjithmonë ato ndodhin”.

Liverpooli dhe Juventusi janë klubet tjera të interesuara për Shaqirin.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni