Home » Futboll » Shaqiri 11 minuta luajti në Romë

Shaqiri 11 minuta luajti në Romë

roma baseliiiNë grupin F, skuadra e Galatasarayt, Panathinaikosit dhe ajo në grupin D, Sporting nga Lisbona e kanë siguruar shkuarjen më tutje në Europa Leagua.

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, luajti në 11 minutat e fundit për Baselin në humbjen me rezultat 2:1 si udhëtues nga Roma, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit E në Europa Leagua në futboll. Shaqiri në minutën e 79-të është aktivizuar në lojë, por me skuadrën e tij nuk kanë mundur të paktën të nxjerrin një pikë ndaj gjigantit të futbollit italian, Roma.

Skuadra e Baselit në minutën e 18-të kaloi në epërsi (0:1) me anë të futbollistit Huggel, ndërsa vendasit e barazojnë pas 14 minutave (32′) me golin e shënuar nga penalltia nëpërmjet futbollistit Francesko Totti. Në minutën e 59-të, malazezi Vucinic shënoi për fitoren 2:1. Baseli është përpjekur të kthehet më një pikë, por këtë imperativ që e kishin nuk e realizuan, megjithëse dëshmuan rezistencë të fortë ndaj rivalit. Roma e merr kreun e tabelës me 10 pikë, ndërsa Baseli zbret në vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Fulhami renditet i treti me 8 pikë pas fitores që shënoi kundër CSKA-s nga Sofja.

Duhet shtuar se te Baseli në pankinë ka qëndruar edhe futbollisti shqiptar, Beg Feratit, të cilit nuk iu është dhënë rasti të inkuadrohet asnjë minutë në lojë. Në grupin F, skuadra e Galatasarayt, Panathinaikosit dhe ajo në grupin D, Sporting nga Lisbona e kanë siguruar shkuarjen më tutje në Europa Leagua.

Roma – Basel 2:1 (1:1)

Stadiumi Olimpico.

Shikues: 22.000

Gjyqtarë: Chapron (Franca).

Shënues: Totti (32′-nga penalltia) Vucinic (59′) për Romën dhe Huggel (18′) për Baselin.

Roma: Julio Sergio; Cicinho (Juan 73′), Burdisso, Mexès, Riise; Pizarro, De Rossi; Menez (Taddei 59′), Perrotta, Vucinic (Baptista 59′); Totti.

Basel: Wessels; Inkoom, Abraham, Cagdas, Safari (Shaqiri 79′); Carlitos, Huggel, Gelabert, Stocker; Frei, Streller.

Grupi E

Roma-Basel 2:1

Fulham-CSKA S. 1:0

1. Roma 5 3 1 1 7:5 10

2. Basel 5 3 0 2 8:4 9

3. Fulham 5 2 2 1 5:4 8

4. CSKA (S) 5 0 1 4 2:9 1

Grupi F

Dinamo B.-Sturm 2:1

Galatasaray-Panathinaikos 1:0

1. Galatasaray 5 4 1 0 12:3 13

2. Panathinaikos 5 3 0 2 4:4 9

3. Dinamo B. 5 2 0 3 4:9 6

4. Sturm 5 0 1 4 2:6 1

Grupi D

Sporting – Heerenveen 1:1

Ventspils-Hertha 0:1

1. Sporting 5 3 2 0 8:5 11

2. Hertha 5 2 1 2 5:5 7

3. Heerenveen 5 1 2 2 6:7 5

4. Ventspils 5 0 3 2 3:5 3 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni