Home » Boks » Shabani të shtunën ndaj Kubicsek

Shabani të shtunën ndaj Kubicsek

shabaniFaruk “Frank” Shabani (17-1, 6 KOs) do të realizojë riokthimin e tij në ring përballë hungarezit Antal Kubicsek (8-18-4, 2 KOs) në një duel prej 8 rundash që do të zhvillohet të shtunën më 13 nënëtor në EKZ “Helle Mitte” të Berlinit.

Kjo përballje duhet të jetë një sfidë e lehtë për Shabanin i cili në duelin e tij të fundit të zhvilluar në qershor të këtij viti ndaj Leonard Bundu (18-0-1, 6 KOs) në duel për titullin e kampionit të Bashkimit Evropian.

Kohë më parë Shabani ishte planifikuar që të ndeshej me Koko Murat (10-0-2, 4 Kos) por një dëmtim i këtij të fundit e kishte pamundësuar zhvillimin e përballjes.

Pass përballjes ndaj Kubicsek pritet që hapi i radhës për Shabanin të jetë përsëri një duel për titullin evropian në peshën “velter”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni