Home » Formula 1 » Sensacion në F-1, Michael Schumacher pilot i Merzedesit?

Sensacion në F-1, Michael Schumacher pilot i Merzedesit?

michael_schumacher1Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, gjermani Michael Schumacher tash e sa ditë është duke menduar për kthimin e tij në karvanin më të shpejtë të botës dhe këtë ta bëjë me skuterin e Merzedesit, shkruan tabloidi “Bild”.

Gazetarët e kësaj gazete kanë kontaktuar me shefin e ekipit të Merzedesit, Norberto Haug, i cili ende nuk ka vendosur se kush do të jetë piloti tjetër krahas Nick Rosbergut. I pyetur nëse është e vërtetë se atyre së shpejti do t’iu bashkohet Michael Schumacher, Haug është përgjigjur:

“Është fakt se informatat e juaja janë spekulime klasike pasi që dihet se një vend në ekip është i zbrazët”.
As shefi i Merzedesit, Ros Brown nuka ka dashur të konfirmojë se është duke u biseduar me pilotin e famshëm gjerman. Madje, ai ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke thënë se “Michaeli nuk ka ambicie të fillojë karrierën e dytë në F-1”. Përgjigje të ngjashme ka dhënë edhe menaxheri i tij Vili Weber.
“Unë nuk kam njohuri se planifikon kalimin te Merzedesi”, ka thënë Weber.

Mirëpo, Schumi para disa ditësh duke u përgjigjur në pyetjen se a do të kthehet për shkurt në F-1, shkurt tha: “Kush e di?”, dhe për këtë arsye publiku gjerman beson se edhe kjo është e mundshme.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni