Home » Atletikë & Olimpiadë » Semenia: Megjithëse më akuzojnë, jam e famshme

Semenia: Megjithëse më akuzojnë, jam e famshme

Kaster SemeniaPas një periudhe të gjatë heshtjeje, ka folur këto ditë për mediat atletja afrikano-jugore, Kaster Semenia, fituesja e medaljes së artë në garën e 800 metrave në botërorin e Berlinit.

E përfshirë në skandalin e seksit (nëse është femër apo mashkull), ajo shprehet se ndihet krenare për trupin e saj, pavarësisht akuzave. 18-vjeçarja nga Afrika e Jugut mbetet protagoniste në një çështje ende të hapur, pasi analizat e seksit të kryera nga Federata Botërore e Atletikës (IAAF) do të bëhen publike pas disa javësh.

Sipas kolegeve të saj në gara, Semenia është hermafrodite, pra që ka mjaft elementë mashkullorë. Por në të përditshme “The Guardian”, ajo është shprehur se nuk ndihet në siklet prej akuzave, përkundrazi, mendon se është bërë më e famshme.

“Në vendim tim të gjithë më adhurojnë, më duan, më nderojnë dhe për këtë i falënderoj. Njerëzit duan të më prekin, të më shohin dhe kjo më ka bërë të famshme, megjithëse bota e tërë më konsideron ndryshe. Për fat të mirë, në stërvitje të gjithë kolegët më trajtojnë mirë, më duan si Kaster dhe kjo më bën të ndihem mirë,” – ka thënë atletja Kaster Semenia. /Sporti Shqiptar

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni