Home » Boks » Seferi triumfoi

Seferi triumfoi

Boksieri Nuri Seferi dëshmoi formë të lartë në meçin për titullin e kampionit mesdhetar WBC World Boxing Council).

Ai në një atmosferë të shkëlqyeshme sportive të krijuar nga dy mijë adhurues në “Stadthalle” të Vjenës, ka shënuar fitore ndaj hungarezit, Tamas Polster.

Seferi e kreu punën nga mesi i rundit të pestë, kur gjyqtari fillon t’i numëroj Polsterin, kjo e detyron këndin e hungarezit që menjëherë të reagoi me dorëzimin e meçit.

Nuri Seferi ka shënuar fitoren e dytë me radhë ndaj të njëjtit kundërshtarë, pasi herën e parë e kishte mposhtur me 25 korrik të këtij viti në Gostivar. Seferi me cilësitë e tija në ring kënaqi edhe adhuruesit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni