Home » Boks » Seferi: Do t’i shkaktojë sërish debakël Polsterit!

Seferi: Do t’i shkaktojë sërish debakël Polsterit!

Nuri Seferi 2Boksieri Nuri Seferi është ndarë i kënaqur me përformacën e treguar në meçin e së shtunës. Ai triumfoj bindshëm ndaj boksierit nga Tanzania, Joseph Marwa me vendim unanim të gjyqtarëve pas katër raundeve.

Këtë boksierë të shkathët e presin edhe meçe të tjera mjaft të vështira, por ka besim të plotë se do t’i fiton që të gjitha. Në njërën nga pyetjet e drejtuara Seferit: Menaxheri i vëllezërve Klitschko, Tom Lofler ishte i mahnitur nga përformancën e juaj. Ai me të përfunduar lufta e juaj të bëri ofertë që ju prapë të jeni në skenë me 20 Mars 2009 në parameç të Klitschkos dhe Eddie Chambers?

Ai përgjigjet: “Biseduam gjatë pas duelit tim dhe fitorja ime u vlerësua lartë nga kompania e madhe “Klitschko Management Group”gjegjësisht nga menaxheri Lofler. Kjo është një arritje e madhe për mua pasi që çdo boksier është i privilegjuar të boksoj në mbrëmjet e vëllezërve Klitschko. Gjatë gjithë javës kemi qenë në bisedime dhe kam marr edhe një ofertë nga ai që të boksoj edhe në Amerikë vitin e ardhshëm.

Gjatë bisedës sime me përfaqësuesin e tyre, mua më premtuan se do të kem një luftë për titull botërorë. Do të shohim se sa do të jetë e realizueshme, por besoj në partneritetin e tyre”. Ky boksier ka folur edhe për anulimin e meçit që e kishte në program javë me parë me Burgedorf.

Prandaj edhe ka treguar se cilat ishin arsyet e anulimit të këtij meçit. “E pash të arsyeshme t`a anuloj pasi që nuk dëshirova asgjë të rrezikoj. E gjithë bota e boksit i kishte sytë nga ky meç që është zhvilluar në Bern të Zvicrës. Mendoj që vendimi im ishte i drejtë’, tha Seferi. Lufta e radhës do të jetë prapë këtë muaj me Tamas Polster në Vjenë të Austrisë. Kësisoj do të zhvillohet revanshi, të cilën gjë e ka pranuar Seferi.

“Assesi nuk e meriton një meç revanshi, mirëpo kam pranuar një ofertë nga ai dhe e kam shqyrtuar në dobi timen. Ai është ankuar për padrejtësi dhe unë do të shkoj në Vjenë prapë t`i shkaktoj debakël dhe është një mundësi e mirë e imja të shënoj edhe një fitore këtë vit”, tha Seferi.

Nuri Seferi është i përgatitur në të gjitha pikëpamjet dhe sipas tij në formën më të mirë të mundshme. Ai asnjë rivalit nuk ia ka frikën, duke pasur parasysh përgatitjen e lartë të tij në çdo aspekt. Ai premton fitore të reja për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni