Home » Kampionati Italian » Seedorf: Beckham sërish do të shkëlqejë për Milanin

Seedorf: Beckham sërish do të shkëlqejë për Milanin

David BeckhamMesfushori holandez Clarence Seedorf e ka mirëpritur lajmin se mesfushori i Los Angeles Galaxy, David Beckham, do të rikthehet sërish te Milani në janar.

“Ai është një kampion dhe mendoj se kampionët e vërtetë kanë qëllimet e tyre dhe shohin drejt realizimit dhe këtë ai është duke e bërë në karrierën e tij”.

“Ai ka bërë disa zgjidhje të vështira, ai ka kaluar momente të vështira, siç kemi kaluar të gjithë ne, por në fund, puna e palodhshme të paguhet dhe ai është një punëtor i madh dhe është një profesionist i shkëlqyeshëm, dhe nuk ka dyshim se ai do ta bëjë këtë edhe një herë kur të rikthehet në Milan”, ka thënë Seedorf./Telegrafi

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni