Home » Formula 1 » Schumacher rikthehet në Formula 1?!

Schumacher rikthehet në Formula 1?!

shumaher2Michael Schumacher mund të kthehet në Formula 1 gjatë sezonit 2010 por lajmi i vërtetë qëndron tek zërat se ish 7 herë kampioni i botës mund t’u shërbejë kundërshtarëve të Ferrarit, Mercedes GP.

Këtë bën të ditur në një intervistë për BBC, Eddie Jordan. Skuderia gjermane ka nisur bisedimet me Schumi-n për ta rikthyer në pista. “Ka shumë mundësi që kjo gjë të realizohet dhe unë besoj se do të ndodhë”, shprehet Jordan.

Gjithashtu ai shton se skuderia synon të përdorë Michael-in për të marrë në vitin 2011 pilotin premtues të Red Bull-it, Sebastian Vettel.

“Që kur u fol për një rikthim të mundshëm të Schumacher në F1, ai ka biseduar me Ross Brawn dhe administratorin e deleguar të Mercedes-it, Dieter Zetsche”, shton ish-drejtuesi i skuderisë Jordan.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni