Home » Formula 1 » Schumacher edhe zyrtarisht pjesë e Mercedes-it

Schumacher edhe zyrtarisht pjesë e Mercedes-it

Kampioni shtatëfishtë botëror në Formula, Michael Schumacher iu kthehet sërish pistave. Gjermani i cili më 3 janar mbush 41 vjet, me ekipin e Mercedes GP ka firmosur kontratë një vjeçare, bën të ditur gazeta gjermane “Bild’.

Michael Schumacher, i cili me ekipin e  Benettonit dhe Ferrarit kishte fituar titujt e kampionit, u pensionua në vitin 2006 dhe pas tre viteve pushim sërish po i kthehet Formula 1. Piloti gjerman për këtë bashkëpunim me Mercedes GP, për një vit do të merë shtatë milion euro. Për Shumin kjo është kontrata më e mirë e firmosur në karrierën e tij.

Një kohë të gjatë përflitej se Schumacheri do t’ju kthehet garave të Formula1, edhe atë si zëvendësues i brazilianit Felipe Massa në ekipin e Ferrarit, por ky plan u prish pas bisedimeve prej një muaji me Mercedesin. Pilot i dytë i Mercedes GP, do të jetë Nico Rosberg.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni