Home » Skijim » Schild rikthehet me fitore

Schild rikthehet me fitore

Marlies Schild ka kompletuar rikthimin e saj nga këmba e thyer duke shënuar fitore në sllallomin e Kupës Botërore në Lienz, Austri.

Schild kishte rreth një sekondë epërsi pas lëshimit të parë dhe skijoi shkëlqyeshëm edhe herën e dytë për ta ruajtur epërsinë.

Austriakja e përkrahur nga turma vendase doli për 1.83 sekonda më e shpejtë se rivalja e parë e saj, skiatorja nga Franca, Sandrine Aubert, ndërsa në pozitën e tretë përfundoi një austriake tjetër, Kathirn Zettel.

Triumfi ishte fitorja e 21-të në Kupën Botërore për Schild, por i pari për këtë vit, pasi mungojë gjithë sezonin e kaluar për shkak të thyerjes së dyfishtë në këmbën e majtë.

Amerikania Lindsey Vonn mbetet në krye të listës së përgjithshme pavarësisht se nuk arriti të tregojë veten në garën e djeshme për shkak të lëndimit të dorës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni