Home » Futboll » Schaffhausen-Prishtina shtyhet për më vonë

Schaffhausen-Prishtina shtyhet për më vonë

Më 9 janar ishte paraparë të zhvillohet ndeshje miqësore ndërkombëtare në mes Schaffhausenit të Ligës së dytë zvicerane dhe Prishtinës, kampion në fuqi, por është shtyrë për shkak të te reshurave të borës, njoftoi Remzi Ejupi, kryetar i KF Prishtina.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në një datë tjetër, që sipas Ejupit, mund të zhvillohet brenda këtij viti, me mundësi edhe në Prishtinë. KF Prishtina përpos ndeshjes me Schaffhausenin, ka pasur në program edhe disa miqësore me skuadrat gjermane, por përkeqësimi i kohës dhe bora e madhe ka bërë që edhe ato të shtyhen.

Ejupi tha se çdo pjesëmarrje në turnetë ndërkombëtar jashtë Kosovës është shumë pozitive dhe në të mirën e futbollit të Kosovës. “Asnjë skuadër zvicerane apo gjermane nuk ka kundërshtuar që të zhvillojmë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Prandaj, futbollistët e Kosovës nuk janë penguar me dalë në tregun e jashtëm me pasaportë të Republikës së Kosovës, për çka edhe është gjëja më e mirë.”, ka thënë mes të tjera Ejupi. Ai tha se çdo klub i Kosovës që mund dhe është i interesuar të luajë ndeshje jashtë Kosovës, do të ketë mbështetjen e tij financiare në çdo aspekt.

Qëllimi i Ejupit është që të ketë sa më shumë ndeshje ndërkombëtare dhe t’i krijojë mundësi futbollistëve të Kosovës që të dëshmojnë vlerat e veta. Sa i përket sjelljes në Prishtinë të ndonjë skuadre të madhe, Ejupi prerazi ka thënë: “Njëherë nuk i plotëson kushtet fusha jonë për ta prurë një skuadër të madhe në Prishtinë për ta zhvilluar një lojë miqësore ndërkombëtare”.

Drejtori gjeneral, Edmond Rugova, tha se çdo gjë është e gatshme për turneun ndërkombëtar në Winterthur. “Më 10 janar mbahet turneu në Winterthur të Zvicrës. Prishtina bënë pjesë në grup me FC Aaraun e FC Wintherturin dhe i pari në tabelë do të luajë në finale me të parin e grupit tjetër”, tha Rugova.

Kryeytrajneri i Prishtinës, Skënder Shengyli, tha se janë përgatitur në çdo aspekt megjithëse ndihet mungesa e Isuf Llumnicës, për shkak të lëndimit që ka në këmbë.

“Në krahasim me vitin e kaluar kemi shumë futbollistë që mungojnë që e kanë bartur barrën lojën e futsallit. Shkojmë që ta mbrojmë titullin e kampionit të këtij turneut”, tha Shengyli. Behar Maliqi, futbollist që ka përvojë në futsall, tha se kjo lojë është e njohur për të dhe luhet 4+1.

“Jam i bindur se do të arrijmë të mbrojmë trofeun në këtë turne”, theksoi Maliqi. Kryetari i palodhshëm i KF Prishtina, tha se shpejti do të nis edhe mbulimi i pjesës perëndimore të tribunave në stadium dhe që kap vlerën 250-300 mijë euro.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni