Home » Futboll » Sampdoria: Pazzinin e shesë 25 milionë euro

Sampdoria: Pazzinin e shesë 25 milionë euro

pazziniDrejtori sportiv i Sampdorias, Giuseppe Marotta ka bërë të ditur se skuadrat e interesuara në sulmuesin Giampaolo Pazzini mund ta transferojnë nëse paguajnë dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh, shkruan të martën “Tuttosport”.

Në këtë mënyrë krerët e Sampdorias dëshirojnë t’i mbajnë larg Pazzinit ekipet angleze, të cilat tashmë kanë bërë ofertat e tyre për transferimin e sulmuesit italian gjatë këtij dimri.

Skuadra e Chelseat dhe Arsenalit javën e shkuar edhe zyrtarisht patën ofruar 18 milionë euro për ta patur Pazzinin në radhët e veta. Pazzini ka kontratë me Sampdorian deri në qershorin e vitit 2012, ndërsa krahas Anglisë ai kërkohet edhe në Serie A nga skuadrat Juventus dhe Inter.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni