Home » Boks » Salihu merr pension nga Maqedonia!

Salihu merr pension nga Maqedonia!

Ish-boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, ka kërkuar sipas tij që Qeveria e Kosovës sipas ligjit për sport t’ia mundësojë një pension. “Jam mbetur në rrugë, pa mbështetje dhe pa përkrahje institucionale.

Më takon një pension si sportist i merituar dhe jo të lihem në rrugë”, ka thënë Salihu në konferencë me gazetarë. Ai shpreson se Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës shumë shpejt do ia rregullojnë statusin që të merr një pension.

“Në të gjitha shtetet sportistët e mëdhenj dhe të merituar marrin pensione. Unë nuk gëzoi këtë drejtë në Republikën e Kosovës”, tha Salihu. Është hera e parë që Aziz Salihu publikisht e ka pranuar që merr pension nga Republika e Maqedonisë. “E marrë pensionin nga Maqedonia si sportist i merituar.

Pensionin që e marrë nga Maqedonia nuk më mjafton as për gjëra elementare. Çka të bëjë me 300 euro që i marrë nga Maqedonia. Në klubin e boksit Prishtina jam kryetar, por pa pagë dhe punojë në baza vullnetare. Ndërkaq, pensionin nga Beogradi kurrë nuk e pranoj.

Ka njerëz që më kanë thënë merre pensionin nga Beogradi sepse të takon, por e kam refuzuar këtë gjë sepse nuk është në ndërgjegjen time të marrë pension nga një vend që e kemi pasur agresor shekullor”, ka thënë Salihu. Sipas tij, është në gjendje të keqe financiare dhe kurrë në jetën e tij si ka pasur punët me keq.

“Nuk jam rast social, ama nuk është mirë që unë të mos kem pension. Si sportist i madh që jam kurrë më keq si kam pasur punët sepse të injorohesh në këtë mënyrë nuk ka më keq”, tha Salihu. Nga ana tjetër, Salihu ka thënë se do të shpreh edhe kandidaturën për kryetar të Federatës së Boksit të Kosovës.

Burimet tona marrin vesh se Kuvendi i Federatës së Boksit të Kosovës me gjasë do të mbahet në muajin shkurt. “Publikisht e shprehi kandidaturën për kryetar të Federatës së Boksit të Kosovës, sepse e meritoj të jem në krye të këtij asociacioni.

Në federatë janë tre njerëz që e kanë uzurpuar dhe i kanë bërë dëm të parashikueshëm boksit të Kosovës. Në rast se e marrë unë federatën si kryetar iu garantojë se brenda një kohë të shkurtër do të jemi të pranuar edhe në AIBA dhe do të jemi pjesëmarrës në garat evropiane e botërore”, theksoi Salihu./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni