Home » Boks » Salihu kërkon punë te ministri

Salihu kërkon punë te ministri

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, ka pritur fituesin e medaljeve olimpike boksierin e mirënjohur, Aziz Salihu.

Haziri në këtë takim ka thënë se “ndjehet krenar që ka pritur njërën nga figurat më të mëdha të sportit të Kosovës, të cilët meritojnë respektin dhe kujdesin e Qeverisë me këtë të rast të MKRS dhe në kuadër të angazhimeve tona do të bëjmë çmos që të gjithë sportistët e merituar të keni vendin e merituar në shoqëri dhe do të krijojmë një fond të veçantë për mbështetje të sportistëve kulmor të kalibrit të Majlinda Kelmendi dhe të tjerëve”.

Nga ana e tij, duke falënderuara ministrin për pritje Aziz Salihu ka thënë se si kurrë ndonjëherë më parë është pritur në këtë ministri dhe se beson se me këtë ministër duke i njohur angazhimet dhe përkushtimin e tij ndaj sportit dhe sportistëve olimpiada e Londër mund të bëhet realitet për sportistët e Kosovës.

Pas takimit me ministrin Haziri, Salihu tha se mikpritja ka qenë diçka e veçantë dhe ndihet i lumtur për respektin që ia kanë bërë në ministri. Salihu ankohet se është i pa punë dhe në gjendje të mjerueshme. Sipas tij, ka kërkuar një vend të punës të ministri që të punojë në lobimin e sportit të Kosovës.

“Synimi i jem është që të më angazhojnë në ministri për lobim të sportit të Kosovës dhe njëherësh të bëjë të mundur që sa më parë të jemi në Lojërat Olimpike që mbahen në Londër të Anglisë në vitin 2012. Është koha që të punojmë të gjithë bashkërisht sepse kanë mbetur më pak se dy vjet deri në mbajtjen e Lojërave Olimpike. Tashmë duhet të punojmë, të zëmë hapin dhe jo të në ik olimpiada sikur ajo e kaluar pa marrë pjesë asnjë sportist”, tha Salihu.

Legjenda e boksit tha se ka nevojë për një vend pune në ministri dhe për një pagë për të ekzistuar.

“Kushtet i kam të këqija, më duhet një pagë për të mbajtur edhe familjen, por njëherë edhe për të kontribuar për sportin e Kosovës. Të gjithë e dinë se jam punëtorë i madh dhe që kam kapacitet port t’i hapur dyert në shumë shtete për sportin e Kosovës. Besoj nëse më emërojnë në ministri për çështjen e lobimit besoj se këtë punë do të çojë në vend. Kontaktet e mija edhe sot ekzistojnë me disa nga sportet e shteteve të rajonit e më gjerë, por në pamundësi të mjeteve financiare nuk po mundet të shkojë në shumë vende”, tha Salihu. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni