Home » Boks » Salihu: Jam vazhdimisht i kërcënuar

Salihu: Jam vazhdimisht i kërcënuar

aziz saliohu888.JPG0“Më kanë kërcënuar edhe më revole, por për të gjitha këto iu kam drejtuar gjykatës dhe kërkojë drejtësi. Më kërcënojnë me synim që të më frikësojnë që të tërhiqem nga boksi, por sa të jem gjallë do të vrapoj për ngritjen e cilësisë së boksit pavarësisht kërcënimeve”, theksoi Salihu.

Legjenda e boksit, ish-fituesi i medaljes së bronztë olimpike, Aziz Salihu, është i mllefosur që klubin i tij, KBO Prishtina, nuk e kanë ftuar në turneun 11-të më radhë ndërkombëtarë “Adem Jashari”, që do të mbahet me 27-28 nëntor në Ferizaj e Prishtinë.

“Unë jam themeluesi i parë i turneut ndërkombëtar për Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. Mirëpo, pas turneut të parë që u mbajt atëkohë, disa matrapazë që kanë ardhur në krye të federatës padrejtësisht më kanë larguar nga Këshilli Organizativ i këtij turneut. Unë e meritoj të jem organizatorë i turneut ‘Adem Jashari’ dhe jo të më ndalojnë edhe pjesëmarrjen.

Federata e Boksit e Kosovës nuk e ka ftuar klubin tonë në këtë turne dhe të gjithë e dinë se Prishtina ka qenë dhe është krenaria e këtij sporti”, tha Salihu. Kryetari i KBO Prishtina, Salihu, ka hedhur një mori akuza në drejtim të federatës dhe sipas tij, disa individ për qëllime të veta materiale mbajnë poste aty dhe e shkatërrojnë boksin. Salihu nuk ka përmendur emra se kush e pengon në zhvillimin e këtij sportit, por sipas tij, se shpejti do të dalë publikisht më një listë të gjatë të emrave.

Sipas Salihut, qe një kohë ndihet i kërcënuar, por emrat nuk i publikon, sipas tij, janë organet e drejtësisë që po merren më këtë çështje. “Jam vazhdimisht i kërcënuar dhe më bëhet shantazh. Më kanë kërcënuar edhe më revole, por për të gjitha këto iu kam drejtuar gjykatës dhe kërkojë drejtësi. Askujt nuk jam duke i penguar, por qëllimi im është të punoj drejtë në përparimin e këtij sporti.

Më kërcënojnë me synim që të më frikësojnë që të tërhiqem nga boksi, por sa të jem gjallë do të vrapoj për ngritjen e cilësisë së boksit pavarësisht kërcënimeve”, theksoi Salihu. Ish-boksieri i mirënjohur thotë se ka qenë themelues i shumë sporteve dhe që ka derdhë djersë dhe ka dhënë kontribut të madh për sportin e Republikës së Kosovës. “Drejtësia o sot, o nesër do të triumfojë.

Jam në rrugë të drejtë dhe për të mirën e boksit po punoj. Vazhdimisht organizojë turne të boksit me mundësitë të mija. Kreut të Federatës së Boksit të Kosovës i kërkojë debat sy me sy. Ata nuk guxojnë asnjëherë të dalin në debat me mua sepse i dinë fajet e tyre. Kërkoj nga kryetari i FBOXK-së, Ramadan Selimi, që ta pastrojë federatën nga matrapazët dhe jo ta lejoj të varroset ky sport. Boksi është varrosur, e ka humbur dinjitetin dhe shikueshmërinë”, tha Salihu. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni