Home » Futboll » Salihi, një gol në çdo 72 minuta lojë

Salihi, një gol në çdo 72 minuta lojë

salihiVjenë, 17 dhjetor – Rapid i Vjenës e kishte transferuar sulmuesin shqiptar Hamdi Salihi i shtyrë nga zori. Rapidit i ishin larguar dy futbollistët kryesorë Stefan Maierhofer (Wolverhampton) dhe Erwin Hoffer (Napoli).

Në ditën e fundit të afatit kalimtar Rapid arriti marrëveshje me Salihin. Sulmuesi shqiptar duhej të mbulonte vrimën e lënë nga këta dy futbollistë. Mirëpo, tre muaj e gjysmë më vonë 25-vjeçari është avancuar në shënuesin më të mirë të Rapidin, ani pse nuk e ka siguruar vendin në formacionin e parë të skuadrës. “Fenomeni Salihi” nuk ka të ndalur.
“Momentalisht jam shumë i kënaqur me bilancin e golave. Mirëpo, më shumë jam i lumtur për atë që kemi arritur si skuadër. Unë kam kaluar dy stinorë e gjysmë në Ried dhe kam qenë në formë shumë të mirë. Kam kujtime shumë të bukura nga ajo periudhë, mirëpo tash jam në Rapid dhe duhet të mendoj për këtë skuadër”, ka thënë Salihi për “Laola1.at”.
Salihi i meriton të gjitha lëvdatat, edhe pse ai ka luajtur vetëm katër herë këtë stinor gjatë gjithë 90 minutave. Ai është në krye të shënuesve të skuadrës me 10 gola. Është shënuesi i dytë më i mirë në Bundesligën e Austrisë me 12 gola, 2 prej tyre i shënoi për Riedin.
Derisa futbollistët e tjerë me 10 gola të shënuar në 12 ndeshje do të siguronin vend në formacionin e parë, Salihi nuk e ka këtë luks. “Për mua është në rregull. Kam luajtur disa herë nga fillimi. Nuk më pengon edhe nëse qëndroj në stol. Ne kemi 25 futbollistë të mirë. Të gjithë nuk mund të luajnë nga fillimi. Unë nuk besoj se është problem i madh që në një skuadër si Rapidi qëndron në stol”, ka thënë Salihi.
Sulmuesi shqiptar në fundjavë ka shënuar golin e fitores të Rapidit ndaj ish-skuadrës Riedit (2:1). Salihi është përgëzuar edhe nga trajneri i skuadrës Peter Pacult.
“Ne kemi një sulmues që ka nuhatje për gol dhe lufton shumë. Kundër Riedit ai për herë të parë ka ndihmuar edhe në aspektin defansiv”, ka thënë Pacult.
Salihi falë statistikave ka merituar një vend në skuadrën e parë të Rapidit. Ai ka një mesatare prej një goli në çdo 72.5 minuta.
Salihi me Rapidin është në krye të Bundesligës së Austrisë. Ai synon që me Rapidin të bëhet kampion këtë stinor.
“Ne do të koncentrohemi në kampionat në të cilën gjendemi në një situatë shumë të mirë. Do të luftojmë deri në fund për titull të kampionit. Jemi në rrugë të mirë”, ka thënë Salihi.

Statistikat e Hamdi Salihit:

– Me 12 gola (2 për Ried) ai është shënuesi i dytë më i mirë në Bundesligë pas Roman Wallnerit (LASK)
– Për Rapidin vetëm në katër ndeshje ka luajtur 90 minuta
– Ka shënuar tre gola me kokë dhe vetëm Kuljiqi (Magnas, 4) ka shënuar më shumë
– Ka dhënë 18 gjuajtje me kokë
– Tri herë shtylla ia ka mohuar golin
– Ka shënuar më së shumti gola në Bundesligë si nikoqir (10)
– Ka shënuar më së shumti gola në Bundesligë në pjesën e dytë (11)
– Ka shënuar shtatë herë në 15 minutat e fundit
– Ka shënuar katër gola si “joker” me të cilën statistikë po ashtu kryeson në Bundesligë /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni