Home » Futboll » Salihi do të jetë edhe më i spikatur

Salihi do të jetë edhe më i spikatur

hamdi salihiHamdi Salihi që po bënë kërdinë në futbollin austriak premton se në vazhdim të kampionatit do të jetë edhe më i spikatur.

Ai është “xhokeri” i skuadrës së njohur austriake, Rapidi i Vjenës dhe deri më tash ka shënuar 9 gola për Rapidin ose gjithsej 11 në kampionatin austriak. Është interesant se me gjithë efikasitetin që e ka në vijën e sulmit, trajneri Pakult çuditërisht e fut në lojë shpesh herë në pjesën e dytë.

Pavarësisht kësaj Salihi gjithnjë e jep maksimumin kur inkuadrohet në lojë dhe fut tmerrin te mbrojtja rivale dhe shumë herë zë në pozicionin mat portierët. “Me golat e tij, Salihi nuk na ka zhgënjyer”,- tha trajneri Pakult.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni