Home » Kampionati Kosovar » Sahiti: Kështu është kur luan pa sulmues

Sahiti: Kështu është kur luan pa sulmues

Gjilani në katër ndeshjen e para të pranverës ka fituar vetëm një pikë në elitën e futbollit të Kosovës. Skuadra e Gjilanit më këtë barazim që arriti në shtëpi me Drenicën zë vendin e fundit në tabelë me 18 pikë të tubuara.

Kryetrajneri Muharrem Sahiti, lavdëron futbollistët për angazhim, por sipas tij, në katër javët e para kanë luajtur pa sulmues.

“Kështu është kur luan pa sulmues dhe rastet nuk finalizohen. Futbollistët e mi kanë dëshmuar angazhim, por mungon realizimi i rasteve. Në javën e ardhshme pritet të rikthehen pas lëndimit sulmuesit, Liridon Hasani e Ismet Ramushi sikurse ka gjasat të aktivizohen edhe dy sulmues nga Maqedonia”, tha Sahiti.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni