Home » Kampionati Kosovar » Sahiti: Kemi një rast të mirë

Sahiti: Kemi një rast të mirë

futboll sahitiTrepça e Mitrovicës kualifikohet pa lojë, pasi që Llapi hoqi dorë nga garat e Kupës. Gjilani e ka në dyshim sulmuesin më të mirë kundër Flamurtarit.

Gjilani kërkon fitore kundër Flamurtarit në ndeshjen e tetës së finales së Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll. “Jemi shumë të përgatitur për këtë takim mjaft të vështirë që kemi me Flamurtarin. Synimi ynë është të përfundojmë stinorin vjeshtor me fitore dhe me kualifikim në çerekfinale të kupës së Kosovës. Futbollistët e mi janë të vetëdijshëm që kanë para vetes një rival që ka bërë mrekullia gjatë këtij kampionatit dhe i hyjmë ndeshjes sa më syçelë. E mira tek ne është se hyjmë pa ndonjë ngarkesë, por më një motiv të madh për të shënuar fitore. Përparësi jonë nuk mundet të jetë edhe fusha vendase sepse në futbollin e Kosovës nuk çon aq peshë kjo për arsye se shumicën e rasteve po fitojnë edhe mysafirët. Mirëpo, edhe fusha vendase me siguri mund te ketë efektin e vet për të arritur qëllimin.

Kemi një rast të mirë që të shkojmë më lartë për kupë, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse Flamurtarit është skuadër që shumë mirë po luan jashtë fushës së vetë, këtë e ka dëshmuar edhe gjatë garave të stinorit vjeshtor”, tha Muharrem Sahiti, kryetrajner i Gjilanit. Skuadra e Gjilanit mund të ndodh që të ketë edhe mungesën e sulmuesit më efikas në Superligë, Liridon Hasanit.

“Të gjithë futbollistët janë të gatshëm për ketë betejë të Kupës, por e vetmja dilemë është se a do të aktivizohet Liridon Hasani, pasi është i lënduar në këmbë. Është interesant se në ndeshjet e Kupës shpeshherë ndodhin befasitë dhe mund të bien nga loja skuadrat më të mëdha, për atë Gjilani është mobilizuar që të mos lëshojë rastin që të shkojë më lart”, tha Sahiti. Edhe Flamurtari nuk do ta ketë aspak lehtë, për faktin se do të ketë mungesën e kapitenit Faton Zejnullahut dhe të futbollistit tjetër Artan Gashit, ndërsa ende në dyshim mbetet Alban Mehmeti. Skuadra e Trepçës, e cila është kampione e vjeshtës, pa lojë është kualifikuar në çerekfinale, pasi që Llapi ka hequr dorë.

Ndër takimet më joshëse do të jetë ai në Prizren ku takohen rivalët tradicionalë, Liria-Prishtina. Liria kërkon fitore që t’i shkojë më tutje në Kupë, ndërsa Prishtina e bindur në forcat e veta dhe që është pa humbje tashmë e disa javë shkon për të triumfuar. Besa e Pejës ka përparësinë e fushë, por me shumë kujdes i hyn ndeshjes kundër Ferizajt që ishte befasia më e këndshme e këtij stinori.

Vëllaznimi ka punë të zorshme me KEK-un që më lehtë fiton jashtë sesa në fushë të vet. Hysi nga Podujeva udhëton në Vushtrri me bindje për të gjunjëzuar Kosovën e Vushtrrisë që ka krizë të lojës, ndërsa Drenica është e favorizuar ndaj Rahovecit.

E teta e finales së Kupës së Republikës së Kosovës

E mërkurë

Ndeshjet dhe gjyqtarët

Drenica-Rahoveci (M. Baliu, Z. Miranaj,. A. Peshteri).

Kosova (V)-Hysi (M. Ferati, A. Gashi, F. Brahushi).

Liria-Prishtina (I. Kelmendi, G. Shala, I.Veseli). Besa-Ferizaj (A. Hoxhaj, S. Krasniqi, M. Aliu).

F. Kosova-Ballkani (H. Hajdari, F. Agërbashi, A. Sopi). Vëllaznimi-KEK-u (P. Hasani, A. Latifi, G. Havolli).

Gjilani-Flamurtari (B. Sejdiu, A. Rexhepi, N. Ibrahimi).

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13.00 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni