Home » Basketbolli i Kosovës » Sahiti: Ka pasur luhatje dhe oscilime…

Sahiti: Ka pasur luhatje dhe oscilime…

bashkimit basketKryetari i klubit të basketbollit Big Brother Bashkimi nga Prizreni, Fadil Sahiti, luhatjet dhe oscilimet që kanë ndodhur kohët e fundit në klubit e tij i ka parë si krejt normale.

Ai mendon se BB Bashkimi nuk e ka ende sistemin e organizimit sikurse klubet e mëdha evropiane. “Luhatjet dhe oscilimet çdo klubit i ndodhin dhe ato edhe tejkalohen. Nuk mundem me u krahasua ende me Sigal Prishtinën, e cila ka një kontinuitet më të mirë.

BB Bashkimi gradualisht do të arrijë në sistemin e organizimit ashtu siç dëshiron dhe si e ka në plan-program”, tha Sahiti. BB Bashkimi renditet në vendin e dytë me 16 pikë në Technomarket Superligën e Kosovës dhe ka pësuar dy humbje. Këto humbje i ka pësuar nga Sigal Prishtina, por humbjen që e pësuan në Prizren e vlerësohet në saje të fatit sportiv.

“Me Sigal Prishtinën kemi pësuar humbje më shumë për shkak të fatit sportiv sesa që ka qenë humbje reale. Mirëpo, gjërat gradualisht do t’i bien në vend të vetin. Na duhet kohë për të përmirësuar edhe disa gjëra tjera sidomos në aspektin organizativ”, nënvizoi Sahiti. Përforcimi me kryetrajnerin Adinoviç që është bërë pas javës së parë të fillimit të kampionatit, vlerësohet si i qëlluar. Sahiti nuk e merr tragjike largimin e basketbollistit Blerim Mazreku, që ka luajtur në rolin e qendrës.

“Largimi i Mazrekut ka qenë vendim i tij dhe ne e kemi respektuar. Çdo gjë ka qenë korrekte mes nesh dhe atij”, tha Sahiti. Kryetari i BB Bashkimi paralajmëron ndryshime në muajin janar. “Ndryshimet gjithsesi do të ndodhin. Këto ndryshime do të bëhen në pjesën e dytë të kampionatit. Do të sjellim përforcime të reja me basketbollistë cilësorë.

Kryetrajneri do të jetë i paprekshëm, pasi që jemi të kënaqur me punën e tij”, tha Sahiti. Mirëpo, a do të ketë pastrime me basketbollistë apo jo, këtë nuk e ka thënë saktësisht Sahiti. Por sipas fjalëve të tij, nuk do ta ketë të paprekshëm, për faktin se mëton të bëj një skuadër cilësore dhe të jetë konkurrent i denjë në luftë për titullin e kampionit. “Jemi konkurrent për titullin e kampionit. Por, parësore është të punojmë në organizimin sa më të mirë brenda për brenda klubit dhe të krijojmë një harmoni dhe frymë sportive në klub”, tha Sahiti.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni