Home » Futboll » Saad vdes gjatë stërvitjes

Saad vdes gjatë stërvitjes

saadNjë futbollist nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka vdekur gjatë një seance rutinore të stërvitjes, pasi pësoi sulm në zemër të mërkurën.

Salem Saad, 31 vjeç, nga Al Nasr Club ishte dërguar menjëherë në spitalin më të afërt, por vdiq pak pas ardhjes.

“Salem Saad pësoi sulm në zemër gjatë një seance rutinore të stërvitjes të zhvilluar në stadiumin Al Maktoum. Pavarësisht përpjekjeve nga doktorët, ai ka vdekur në qendrën për kurim intensiv.

Al Nasr Club përfshirë presidentin, anëtarët e bordit, administratorët dhe bashkëlojtarët e tij dëshirojnë të shprehin ngushëllimet e sinqerta për familjen e tij në këtë moment tragjik”, thuhej në një komunikatë të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit.

Saad u transferua në Al Nasr në qershor të këtij viti, pasi sezonin e kaluar si kapiten udhëhoqi ekipin Al Shabab drejt titullit të kampionit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni