Home » Volejboll » S’ka para – rrinë në vend!

S’ka para – rrinë në vend!

Ka dy vjet që në krye të Federatës së Volejbollit të Kosovës është ardhur Musa Selimi. Ardhja për kryetar e Selimit atëkohë ishte cilësuar si një hap shumë i qëlluar, duke llogaritur se me të do të jenë më afër Evropës.

Selimi pati premtuar se do të bëjë hapa shumë të shpejtë dhe do t’i fus në arenën ndërkombëtare. Ai atë periudhë bëri hapin e parë interesant duke iu shkruar së paku 100 federatave të ndryshme evropiane e botërore. Pothuajse kjo ishte e tëra dhe aty këtu ndonjë takim të rrallë e për mall me ndonjë kryetar të federatave të ndryshme evropiane.

Në opinionin e volejbollit ka zëra që thonë FVK-ja po flenë, disa e kuptojnë se FVK-ja nuk ka fuqi të bëjë më shumë. Në fakt, mungon lobimi, që sipas Selimit, nuk është faji i tyre, por mungojnë paratë. Sipas kësaj, s’ka para – rrinë në vend.

Musa Selimi e ka pranuar se ka ngecje në rrafshin ndërkombëtar, por sipas tij, në rrafshin kombëtarë kanë bërë punë shumë të madhe. “Nuk mund të thoni se asgjë nuk ka bërë Federata e Volejbollit e Kosovës. Sidomos në rrafshin kombëtar kemi bërë shumë.

E para, për çdo vjet themelohen nga katër a pesë klube të reja, kemi krijuar një rivalitet të madh e cilësi më të mirë. Madje ka edhe shikueshmëri më të madhe dhe liga është më interesante. Puna në rrafshin kombëtar shkon sipas parashikimeve, por jo edhe në atë ndërkombëtar.

Ndërkombëtarizimi është problem i madh. Iu kujtohet mirë kur Federata e Hendbollit e Kosovës ka thënë se është çështje ore pranimi në EHF, por nuk ndodhi sepse ndikuan rrethanat politike. Prandaj FVK-ja ka shumë telashe sepse serbët në FIVB e CEV kanë ndikime të madh dhe pengojnë anëtarësimin e FVK-së.

Po shikojmë mundësinë të hyjmë në garat ballkanike. Shpresoj se këtë vit do të pranohemi në Federatën Ballkanike të Volejbollit dhe të marrin pjesë në aktivitetet e beachvoleyt dhe të volejbollit. Në fund të janarit, në një turne që ka KV Drita e Gjilanit (femrat) në Francë, të shkojmë edhe ne dhe të shfrytëzojmë për lobim, që të kemi takime me federata të ndryshme.

Mirëpo, përkundër premtimeve nga Ministria e Sportit e Kosovës, asgjë nuk na është ndihmuar me mjete financiare. Asnjë centi nuk është lëshuar për FVK-në dhe si mund të bëjmë ndërkombëtarizimin, kur shteti nuk të jep përkrahje! Si të shkojmë të lobojmë kur s’ke para në xhep dhe duhet pritur ta miratojnë apo jo shumën e mjeteve që të duhen për udhëtim”, ka thënë në mes tjerash Selimi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni