Home » Basketbolli i Kosovës » S’ka më trajner të huaj!

S’ka më trajner të huaj!

Drejtuesve të klubit të basketbollit “Big Brother Bashkimi” nga Prizreni, kur nuk iu ka ndezur më trajnerë të huaj, tashmë mendojnë se mund t’iu shkrep më trajner vendorë.

Ata ditë më parë e larguan nga klubi trajnerin Adin Adinoviqin, jo që nuk kishte ditur me punuar, por që nuk ka pasur rezultate si dhe disa humbje e kanë zemëruar në njëfarë mënyre edhe kryesinë prizrenase që t’ia japin ‘shqelmin’ e papritur. BB Bashkimi sytë i ka drejtuar nga trajnerë vendorë dhe jo më të angazhojë të huaj.

Këtë e ka thënë Ylli Hoti, menaxher në klub, që sipas tij, brenda jave dihet edhe emri i trajnerit të ri. “BB Bashkimi ka plane afatgjate dhe për atë edhe do të angazhojë një trajnerë vendorë. Nuk do të sjellim në klub më trajner të huaj, por qëllimi ynë është me trajner vendas të punojmë për shtigje afatgjate dhe të prodhojmë basketbollistë të rinj.

Ky është njëri nga planet që ka klubi ynë. Nuk kemi pasur asnjë mosmarrëveshje me trajnerin Adinoviq, por kjo ka qenë marrëveshja jonë me të dhe ai ka pasur edhe disa punë të tjera. Do të bisedojë me kryetrarin e klubit, Fadil Sahitin dhe brenda javës edhe të emërojmë trajnerin e ri.

Skuadra jonë veç edhe nis stërvitjet nga dita e hënë (me 4 janar) dhe fillimisht do të punojnë ndihmëstrajnerët Florim Lubovci e Edis Kërveshi. Prizrenasit stinorin vjeshtor e përfunduan në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë ose dy më pak se Sigal Prishtina. Hoti synimet i sheh të mëdha në luftë për titullin e kampionit dhe madje edhe për trofeun e kupës së Kosovës.

Ai tha se assesi BB Bashkimi nuk lëkundet nga synimet që i ka, duke pasur parasysh se në pranverë i bashkëngjiten edhe dy basketbollistë të spikatur, Florian MIftari e Behxhet Demolli. “Natyrisht se duhet të punojmë më shumë me basketbollistë vendas sesa të kemi më shumë të huaj. Do të ishte më mirë të kemi më shumë basketbollistë vendas në përbërje sesa të huaj.

Ka ndodhur të kemi pasur katër basketbolliste të huaj në përbërjen e parë ose edhe pesë, ndërsa një vendas ka pasur pak minutash ose fare hiq. Politika jonë është që të punojmë për të ardhmen dhe të bëjmë një skuadër të kompletuar sepse basketbollin e kemi traditë”, tha Hoti. Është trajneri i dytë që po ndërrohet në BB Bashkimi brenda një gjysmë kampionati. Pas Jeton Nixhës që kishte dhënë dorëheqje tashmë largohet edhe Adinoviq. Brenda javës do të dihet emri i ri i trajnerit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni