Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Rusia dështuan për Botëror

Rusia dështuan për Botëror

kupaPortugalia, Franca, Sllovenia e Greqia, i siguruan biletat për në Botërorin 2010.

Këto ekipe u treguan më të sigurta në ndeshjet e kthimit, karshi Bosnje e Hercegovinës, Irlandës, Rusisë dhe Ukrainës, për të cilat Afrika e Jugut mbeti vetëm ëndërr.

Portugalia, Franca, Sllovenia e Greqia, janë katër skuadrat e fundit që e siguruan kualifikimin për në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, pasi u treguan më të sigurta në ndeshjet e kthimit të barazhit.

Edhe pse kishin fituar në ndeshjen e parë në Dublin, francezët rrezikuan shumë në shtëpi kundër Irlandës, të cilën e eliminuan vetëm pas lojës shtesë, pasi që ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 0:1, njëjtë si ndeshja e parë.

Robby Keane i ka kaluar irlandezët në avantazh në minutën e 32-të, gol ky që qoi skuadrat në vazhdime. Ndërsa, goli i mbrojtësit Gallas (103’), i cili mori një top nga Henry, që paraprakisht preku topin me dorë, ishte i artë për francezët, të cilëve ua siguroi kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm botëror të futbollit.

Ëndrra e Bosnje e Hercegovinës mbeti vetëm ëndërr. Boshnjakët u mposhtën edhe në shtëpi nga Portugalia, e cila për dallim nga ndeshja e parë, fitoi me meritë me rezultat identik, 1:0.

Goli i Meireles, i minutës 56, ua ‘shkurtoi’ këmbët boshnjakëve, të cilët më pas rrezikuan të humbnin edhe më bindshëm. Portugalia e Cristiano Ronaldos (mungoi për shkak të lëndimit) në fund festoi, kurse Bosnja e selektorit Miroslav ‘Çira’ Blazevic, e lëshoi rastin më të mirë të ofruar ndonjëherë.

Sllovenia ka arritur rezultat historik, pasi që ia doli ta eliminojë Rusinë, për t’u kualifikuar në Botëror. Goli i Dedic në minutën e 44-t, ua siguroi kualifikimin sllovenëve, që fituan me rezultat minimal 1:0. Për sllovenët, goli i shënuar si mysafir kundër rusëve (Rusia kishte fituar në ndeshjen e parë 2:1), doli të ishte vendimtar në kualifikimin e tyre.

Edhe pse llogariste në fitore në shtëpi, duke e pasur parasysh dominimin që pati në barazimin pa gola në Greqi, Ukraina është befasuar në shtëpi, duke u mposhtur 0:1.
Kualifikimin për në Botëror grekëve ua siguroi heroi i tyre, Salpingidis, që shënoi gol të rëndësishëm në minutën e 31-të të ndeshjes.

Ndërsa, në Zonën e Afrikës, skuadra e fundit që e siguroi kualifikimin për në Botëror ishte Algjeria, e cila e mposhti kundërshtarin direkt, Egjiptin, me rezultat 1:0. Golin vendimtar të algjerianëve e realizoi Yahia në minutën e 40-të të ndeshjes. Kjo është hera e tretë që Algjeria kualifikohet në fazën përfundimtare të një Botërori.

Ndeshjet e play-offit – Zona e Evropës
Ukraina – Greqia 0:1 (0:0)
Bosnja e H. – Portugalia 0:1 (0:1)
Sllovenia – Rusia 1:0 (1:2)
Franca – Irlanda 1:1 (1:0)
*Në kllapa janë shënuar rezultatet nga ndeshjet e para

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni