Home » Kampionati Italian » Rusia “lejon” Hidinkun të drejtojë Juventusin

Rusia “lejon” Hidinkun të drejtojë Juventusin

Rusia i ka dhënë leje trajnerit të kombëtares së këtij vendi Gus Hidink që të drejtojë edhe në një klub përveç saj, duke rritur kështu shanset që ai të marrë pankinën e Juventusit.

Ministri i Sporteve në Rusi, Vitali Mutko, ka thënë se holandezi është i lirë të bëhet edhe trajner i një klubi gjatë kësaj kohe, ashtu siç bëri vjet me Çelsin. Një gjë e tillë duket konfirmim i asaj ç’ka është thënë në shtypin italian se Hidink do të jetë pasuesi i Ferrarës në stolin e “Zonjës së Vjetër”.

Pas humbjes 3-0 me Milanin, drejtuesit bardhezinj janë duke menduar për të gjetur pasuesin e Çiro Ferrarës, që duket se do të jetë holandezi, një prej trajnerëve më të mirë në botë. Kushti i vetëm i vënë nga Rusia për të është ajo e heqjes dorë nga rroga me Federatën e këtij vendi përsa kohë të drejtojë Juventusin.

Disfata e së dielës në mbrëmje thuajse u ka dhënë fund shpresave të Ferrarës për të vazhduar aventurën e tij në krye të skuadrës torineze. Ai ka deklaruar se vetë nuk do të largohet, ndërsa është konfirmuar fakti se do të jetë në stol edhe në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Napolit ditën e mërkurë.

Por, në kampin bardhezi duken gati për ndryshimin e madh. Juventusi ka pësuar 6 humbje në 8 ndeshjet e fundit, përfshirë disfata të paharrueshme se ajo 2-1 me Katanian si edhe eleminimi nga Champions League kundër Bajernit të Mynihut, që fitoi 4-1 në Torino.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni