Home » Atletikë & Olimpiadë, Basketboll, Futboll, Hendboll, Xhudo » RTV 21 Majlinda Kelmendin e shpalli më të mirën

RTV 21 Majlinda Kelmendin e shpalli më të mirën

Radio Televizioni 21 si gjithmonë ka vazhduar traditën e shpalljes së laureatëve më të mirë për vitin 2009.

Redaktori përgjegjës i sportit në RTV 21, i palodhshmi Agim Binaku, në pika të shkurta ka përmbledhur aktivitetet më të rëndësishme të vitit 2009 që kanë pasur klubet dhe sportistët e Republikës së Kosovës si në rrafshin kombëtar po ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Në një ambient të bukur në “Sheshin 21”, ku morën pjesë personalitete të ndryshme, ndër ta edhe ish-futbollisti i mirënjohur, Ardian Kozniku, u shpallën laureatët më të mirë.

Si gjithmonë RTV 21 shpalljen e më të mirëve e ka bërë në mënyrë të hapur me vota nga juria e caktuar në shtatë punkte të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë. Në bazë të votimeve nga shtatë punktet bindshëm ka udhëhequr me 70 pikë ne renditjen e më të mirëve, xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila në vitin 2009 u bë kampione e botës për U-20 në Paris të Francës si dhe kampione evropiane për juniore.

Majlinda Kelmendi anëtare e kombëtares së Kosovës njëherësh e KXh Ippon nga Peja, ndihet e lumtur që fiton këtë çmim nga mediumi më i fuqishëm elektronik, RTV 21.

Ajo ndihet keq që nuk ishte e pranishme që ta marrë çmimin në Prishtinë, pasi është në Austri duke i zhvilluar përgatitjet. “Jam e lumtur që u shpalla më e mira nga RTV 21.

Besoj se do të jem edhe në Lojërat Olimpike në Londër që mbahen në vitin 2012 dhe të dëshmojë rezultate edhe më kulmore”, ka thënë Majlinda nga Austria.

Ndër dhjetë më të mirët renditen: Majlinda Kelmendi (xhudiste) 70 pikë, Edmond Azemi (basketbollist) 55 pikë, Mentor Zhdrella (futbollist) 46, Daulina Osmani (notare) 45, Ilir Canolli (kick-box) 39, Behar Maliqi (futbollist) 36, Hektor Dobroshi (hendbollist), Elinda Musliu (basketbolliste) 22, Egzon Shala (mundës) 22 dhe Lumnije Hyseni (hendbolliste) 21 pikë.

Klubi më i mirë i dekadës (2000-2009) është shpallur klubi i basketbollit Sigal Prishtina (meshkujt), ndërsa trajneri më i suksesshëm Driton Kuka (KXH Ippon nga Peja) dhe basketbollisti i dekadës Edmond Azemi (Sigal Prishtina). Më mirënjohje janë nderuar edhe disa klube dhe personalitete të tjera.

Dhjetë laureatët më të mirë të RTV 21

1.Majlinda Kelmendi (xhudiste) 70 pikë

2. Edmond Azemi (basketbollist) 55

3. Mentor Zhdrella (futbollist) 46

4. Daulina Osmani (notare) 45

5. Ilir Canolli (kick-box) 39

6. Behar Maliqi (futbollist) 36

7. Hektor Dobroshi (hendbollist)

8. Elinda Musliu (basketbolliste) 22

9. Egzon Shala (mundës) 22

10. Lumnije Hyseni (hendbolliste)

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni