Home » Hendboll » Rrëzohet lideri në Pejë!

Rrëzohet lideri në Pejë!

besahendbollSkuadra e Besa Famiglia nga Peja e ka fituar me rezultat 32:28 kryendeshjen e javës kundër rivalit të përbetuar, Kastriotit nga Ferizaj, në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Pejanët sidomos në pjesën e dytë dëshmuan lojë të shkëlqyshme, duke i shkaktuar edhe humbjen e parë liderit të tabelës. Kryetrajneri i klubit të hendbollit Prishtina, Taib Kabashi, në asnjë mënyrë nuk e ka kontestuar barazimin 32:32 që e arritën në takim me Kosovën në Vushtrri. „Hendbollistët e Kosovës dëshmuan angazhim në lojë dhe fituan një pikë. Rezultati baras ka qenë real. Në radhët tona nuk ishte ai angazhim çfarë kemi pritur në veçanti reparti i mbrojtjes ka dështuar në disa raste. Ajo që më ka brengosur shumë është se në palestrën e sportit në Vushtrri nuk ka kushte për lojë. Mungon rrethoja, mungojnë edhe shumë gjëra të tjera dhe domosdo duhet shkuar Komisioni i FHK-së për inspektimin e palestrave që të shikojë edhe njëherë këtë çështje“, tha Kabashi. Edhe anëtari i kryesisë së Prishtinës, Fahri Buçinca, nuk e ka zhvlerësuar barazimin e mikpritësve. “Më së shumti më ka irrituar sjellja e disa adhuruesve sidomos rreth 40-50 shikuesve, të cilët me sharje dhe sjellje që nuk i kanë hije pak a shumë i dhënë hije jo të mirë kësaj ndeshje”, tha Buçinca. Kosova i doli dardhë me bisht Prishtinës dhe i bëri me dije se s’ka më favorit në hendbollin e Kosovës.

Superliga-meshkujt

Rezultatet

Vëllaznimi – Trepça 29:29 (14:16)

Besa Famiglia-Kastrioti 32:28 (14:12)

Kosova-Prishtina 32:32(17:19)

Rahoveci-Drenica nuk u zhvillua

Tabela

1. Prishtina 10 8 1 1 369:273 17

2. Kastrioti 9 8 0 1 312:214 16

3. Besa Famiglia 9 6 0 3 255:246 12

4. Vëllaznimi 10 4 2 4 293:275 10

5. Trepça 9 3 1 5 238:254 7

6. Kosova 9 3 1 5 218:249 7

7. Drenica 9 1 1 7 248:287 3

8. Rahoveci 7 0 0 7 110:245 0

Në javën e 11-të, me 2-3 dhjetor takohen: Vëllaznimi-Kastrioti, Trepça-Prishtina, Besa Famiglia-Drenica dhe Kosova-Rahoveci.

Femrat

Kastrioti-Drita 35:25 (16:13)

Prishtina-Vëllaznimi 43:14 (22:9)

Shqiponja-Kosova 28:29 (15:14)

Tabela

1. Prishtina 9 8 1 0 287:172 17

2. Kastrioti 10 7 1 2 310:2230 15

3. Kosova 10 6 1 3 305:253 13

4. Shqiponja 9 4 1 4 246:211 9

5. Drita 10 2 0 8 243:313 4

6. Vëllaznimi 10 0 0 10 137:337 0

Në javën e 11-të, në pranverë takohen: Prishtina-Kosova, Shqiponja-Kastrioti dhe Drita-Vëllaznimi. /bota sot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni