Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Rooney: Anglia shumë e ngadalshme

Rooney: Anglia shumë e ngadalshme

rooneyKapiteni ‘i ri’ i Anglisë, sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ata ishin shumë të përgjumur të humbjen e të shtunës kundër Brazilit.

Rooney doli në fushë në rolin e kapitenit në mungesë të të lënduarit John Terry, por ka paralajmëruar bashkëlojtarët se duhet të jenë më të shpejtë në të ardhmen.

“Sigurisht është një ndjenjë e shkëlqyeshme të jesh kapiten i vendit tuaj. Jam shumë krenar dhe ishte një mbrëmje e mirë për mua, por zhgënjyese për ekipin”.

“Filluam vërtet shumë ngadalë në pjesën e dytë dhe madje pasi ata shënuan, ne filluam përsëri ngadalë. Nuk mund të lejoni ta bëni këtë kundër një kundërshtari si Brazili, pasi ata ju ndëshkojnë”, ka thënë Rooney./Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni