Home » Futboll » Ronaldo nuk shqetësohet për humbjen nga Barcelona

Ronaldo nuk shqetësohet për humbjen nga Barcelona

ronaldo_real_madridCristiano Ronaldo nuk është shumë i shqetësuar për humbjen në El Clasico dhe ka kthyer vëmendjen e tij kah fitoret e reja.

Reali humbi me rezultat minimal në udhëtimin në Camp Nou, duke humbur kështu edhe kreun e tabelës së La Liga. Por Ronaldo, i cili pas dy muajsh mungese u rikthye për ndeshjen e sipërpërmendur, thotë se nuk është i shqetësuar shumë për këtë humbje.

“Është e vërtet se nuk jam shumë i mërzitur për humbjen. Gjërat e tilla ndodhin në futboll”, ka thënë Ronaldo.

“Ishte një ndeshje e mirë. Kishim shumë shanse për shënim dhe nuk arritëm të shënojnë. Tash nuk ka kurrfarë pendimi për të, duhet ta ngremë kokën dhe të punojmë me ngulm dhe të fitojmë në takimet e ardhshme”, ka shtuar portugezi./Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni