Home » Futboll » Ronaldo në top 3 golashënuesit e Realit

Ronaldo në top 3 golashënuesit e Realit

RonaldoEdhe pse luajën në dy rivalët më të mëdhenj, Mesi dhe Ronaldo sikur nuk mund të ndahen njëri prej tjetrit.

Përveç se dominojnë bindshëm në listën e futbollistëve më të mirë të botës, ata ndiqen me rekorde hap pas hapi. Kristiano Ronaldo me dy golat e djshëm në fitoren 3:0 kundër Getafes, ka hyrë në mesin e tre golashënuesve më të mirë të Real Madridit.

Dy golat e djeshëm çojnë në 205 numrin e golave të Ronaldos në fanellën e Realit, ndërsa i mungojnë edhe 11-të për të kaluar të dytin në këtë listë Di Stefanon që ka shënuar 216 gola. I pari mbetet një tjetër legjendë e Realit, Raul Gonzales, që ka regjistruar 228 gola.

E ndërkohë dy golat në transfertën me Getafen, Ronaldon e fusin në histori si golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit në ndeshjet si mysafirë. Ronaldo tani ka 89 gola në ndeshjet jashta Santiago Bernabeut, duke kaluar Raulin që deri dje mbante rekordin me 87 gola.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni