Home » Liga e Kampionëve » Ronaldo do të luajë kundër Zuerichut

Ronaldo do të luajë kundër Zuerichut

ronaldo_real_madridMesfushori i Real Madridit, portugezi Cristiano Ronaldo do të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës zvicerane Zuerich, shkruan të hënën gazeta spanjolle “AS”.

Ronaldo 24-vjeçar në këtë përballje do të aktivizohet vetëm 30 minuta, pasi nuk është në gjendje të përballojë gjithë ndeshjen. Trajneri i Realit, Manuel Pellegrini në këtë ndeshje do të aktivizojë Ronaldon, i cili pritet në fundjavë të jetë plotësisht i gatshëm për derbin “El Classico” të Primera Division kundër Barcelonës, që luhet në “Camp Nou”.

Ronaldo ka munguar në dhjetë ndeshjet e fundit të Real Madridit shkaku i dëmtimit të nyjes së këmbës në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Olympique Marseillet, të zhvilluar në fund të muajit shtator.   /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni