Home » Kampionati Italian » Roma ofron Mexes shkëmbim të Kuyt

Roma ofron Mexes shkëmbim të Kuyt

Roma raportohet se mund ta shfrytëzojë mbrojtësin Philippe Mexes për të marrë shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Dirk Kuyt.

Roma e dëshiron Dirk Kuyt por nuk ka fonde të mjaftueshme dhe kështu do të mundohet të bindë Liverpoolin duke përfshirë në ofertë Philippe Mexes si pjesë të një marrëveshje shkëmbimi për afatin kalimtar të janarit.

Kuyt shihet si një lojtar i zhdërvjellët, i cili mund të luajë si në krah po ashtu edhe në repartin e sulmit. Holandezi raportohet se vlen 12 milionë euro, para të cilat Roma nuk i ka.

Por Il Corriere dello Sport raporton se Mexes mund të shfrytëzohet si pjesë e marrëveshjes. Mbrojtësi francez është duke u kërkuar nga klubi anglez, por Roma kishte pritur që klubi të ndërrojë pronarin para se të vendosë të heqë dorë nga shërbimet e Mexes.

Kuyt, në anën tjetër, së fundi është lidhur me transferim te Inter, ku ai do të mund të ribashkohej me ish-trajnerin Rafael Benitez.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni