Home » Futboll » Roma e donë sulmuesin e Flamengos – Adrianon

Roma e donë sulmuesin e Flamengos – Adrianon

adriano-flamengo-interDrejtuesit e Romës duan të forcojnë repartin e sulmit gjatë miniafatit kalimtar të janarit me transferimin e sulmuesit të Flamengos, brazilianin Adriano.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet italiane. Adriano 27-vjeçar gjatë verës është larguar nga Interit, ndërsa me fanellën e Flamengos ka shënuar 17 gola deri më tani.

“Jemi në kërkim të një sulmuesi dhe mund të them se deri diku jemi fokusuar se cili përmbushë kërkesat tona”, është shprehur trajneri i Romës, Claudio Ranieri. Roma tenton të huazojë Adrianon gjatë këtij dimrit, ndërsa gjatë verës ta blejë kartonin e tij nga brazilianët e Flamengos.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni