Home » Kampionati Italian » Roma barazon me Cezenën

Roma barazon me Cezenën

Ka filluar edhe kampionati italian për sezonin 2010-2011. Roma është ndalur në këtë javë të parë nga Cezena në “Olimpico” në një barazim pa gola 0-0.

Eshtë këmbëngulëse skuadra e Ranierit e cila kërkon golin në cdo mënyrë, por nuk mbetet më pas Cezena e Erjon Bogdanit e cila edhe pse në transfertë guxonte jo vetëm të mbrohej por edhe të tentonte golin me sulmuesin shqiptar. Me disa raste të pastra është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që e dyta ka qenë edhe më agresive.

Kryeqytetasit të cilët e kanë filluar këtë sezon me humbjen e superkupës së Italisë me Interin, shtojnë presionin në pjesën e dytë por më kot, Antonioli ka qenë i pakalueshëm. Ndërkohë nga ana tjetër Cezena përpiqej me kundërsulme duke shfrytëzuar hera herës edhe Bogdanin, i cili pati rastin më të mië për skuadrën debutuese të këtij sezoni në Serinë A, por goditja e tij përfundon në rrjetë të jashtme.

Ndërkohë ndeshja tjetër e kampionatit Italian, ajo mes Udinezes dhe Genoa-s ka përfunduar me rezultatin 0-1.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni