Home » Futboll » Rodgers, fjalë të mëdha për Gerrard

Rodgers, fjalë të mëdha për Gerrard

rodgers-fjal-euml-t-euml-m-euml-dha-p-euml-r-gerrard_hdBrendan Rodgers ka lavdëruar Steven Gerrard duke thënë se fjala “legjendë” është pak për të, pasi kapiteni i Liverpoolit zbuloi se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

“Është një detyrë po thuajse e pamundshme të gjesh fjalët për të përmbledhur Steven Gerrard dhe rëndësinë e tij për Liverpoolin. Kjo është një periudhë e re ku fjala ‘legjendë’ është e mbipërdorur, por në rastin e tij nuk i bën atij drejtësi”.

“Nga aspekti personal, gjithmonë do të jem mirënjohjesh për mbështetjen që ai më dha, kur erdha këtu si menaxher. Steven erdhi të më shohë dhe më premtoi se do të jetë 100 për qind prapa meje dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar pasi ne futeshim me ide të re dhe e një mënyrë të re të punës. Ai nuk iu mbajt fjalëve, ai i tejkaloi ato”.

“Si lojtar ai është i pafund dhe ndikimi që ai ka në ndeshjet tona kurrë nuk është pakësuar. Kohë pas kohe ai e ka mbajtur klubin mbi shpinën e tij dhe gjatë kohës time këtu ai gjithmonë ka treguar aftësi që e kanë bërë atë të shihet si një prej më të mirëve për më shumë se një dekadë”, ka thënë Rodgers.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni