Home » Futboll » Rodgers: Balotelli nuk i përshtatet lojës sonë

Rodgers: Balotelli nuk i përshtatet lojës sonë

rodgers-balotelli-nuk-i-p-euml-rshtatet-loj-euml-s-son-euml_hdTrajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers hap dyert e largimit për Mario Balotellin duke u shprehur se lojtari nuk i përshtatet stilit të lojës që ai aplikon tek Liverpooli.

24-vjeçari ka shënuar vetëm 2 gola që nga momenti kur ”The Reds” e blenë nga Milani për rreth 20 milionë Euro dhe për Rodgers deri në këto momente lojtari nuk ka treguar në fushë atë që drejtuesit e klubit prisnin nga ai. Trajneri ka dhënë disa arsye se përse e ardhmja e Super Marios nuk është e sigurt në Anfield.

”Unë e shoh çdo ditë në stërvitje Marion, ai është një lojtar fantastik por për të shprehur kualitetet e tij ai duhet të luajë në një sistem tjetër loje. Balotelli kërkon që i gjithë ekipi të luajë për të por ky nuk është stili i Liverpoolit. Po mundohem që ta përshtati lojtarin në sistemin 3-4-3 por ai nuk po jep rezultat”.

Pas 17 javësh, Liverpooli gjendet në vendin e 10 në Premier League me vetëm 22 pikë, shumë pak në krahasim me atë që kërkon Rodgers.

”Duhet që lojtarët të kërkojnë më shumë nga vetja dhe shpresoj që tani pas mbarimit të dënimit që Mario mori nga Federata Angleze e Futbollit të rikthehet me synime të tjera. Shpresoj që ekipi të japi maksimumin pasi kampionati nuk ka mbaruar ende dhe Liverpooli do të luftojë deri në momentin e fundit”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni