Home » Tenis » Roddick ka triumfuar në turneun në Brisbane

Roddick ka triumfuar në turneun në Brisbane

Andy Roddick, tenist amerikan, ka triumfuar në turneun në Brisbane, pasi e mposhti me rezultat 2:0 (7:6, 7:6) tenistin çek, Radek Stepanek.

Ka qenë një takim interesant dhe dramatik por përqendrimi ka qenë në anën e amerikanit. Stepanek hyri në garë si mbrojtës i titullit, ndërsa me këtë fitore Roddick u shpall fitues i titullit Brisbane International.

“Sinqerisht nuk e di nëse kam pritur të vijë dhe ta fitoj turneun tim të parë pas një kohë të gjatë mos-garimi”, ka thënë amerikani, i cili ka munguar për tre muaj si pasojë e një lëndimi në gju.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni