Home » Kampionati Italian » Robinho pendohet për largimin nga Reali

Robinho pendohet për largimin nga Reali

Sulmuesi i Milanit, Robinho, ka pranuar se ai është penduar për mënyrën dhe rrethanat në të cilat u largua nga Real Madridi.

Braziliani u largua nga Reali për të kaluar te Manchester City në gusht të vitit 2008. Sidoqoftë, Robinho thotë se vendimi për t’u larguar ishte i drejtë edhe pse pendohet, pasi atëkohë kishin filluar tratativat për Cristiano Ronaldon.

“Unë kam dy gjëra për të cilat pendohem në karrierën time: si u largova nga Real Madridi dhe si u largova nga Santosi. Unë nuk pendohem pse u largova, por mënyrën se si u largova. Te Santosi, gjërat do të kishin marrë kah tjetër, por te Reali jo. Por, tani gjithçka ka mbaruar. Kjo i shërben përvojës time”, tha Robinho.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni