Home » Kampionati Italian » Roberto Mancini pendohet për Shaqirin

Roberto Mancini pendohet për Shaqirin

Roberto Mancini pendohet për ShaqirinTrajneri i Interit, Roberto Mancini është penduar pse nuk ka startuar me yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Fiorentinas.

Interi nuk arriti të nxjerrë as së paku një barazim ndaj Fiorentinas në Giuseppe Meazza dhe është Mancini ai që pendohet pse nuk startoi me Shaqirin nga fillimi i takimit.

“Shaqiri luajti të enjtën, kështu që mendova se duhet ta pushoj. Por, ai luajti mirë kur hyri. Lukas Podolski duhet të bëjë më mirë. Kjo qartë se nuk mjafton. Ne e dimë se i mund të japë më shumë dhe shpresoj se do ta bëj këtë”.

“Duke parë mënyrën se si luajti Shaqiri kur hyri në lojë, mund të them se pendohem pse nuk startova me të, por nuk kam mundur të di këtë para kësaj ndeshje”, potencoi Mancini.

Ai shtoi se Fiorentina ka luajtur shumë mirë dhe shtoi se edhe po që se do të kishte pasuar Palacio te Icardi, Interi do të shënonte, por sërish nuk do të ishte një fitore.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni