Home » Futboll » Roberto Mancini betohet për kokë të Shaqirit

Roberto Mancini betohet për kokë të Shaqirit

 Roberto Mancini betohet për kokë të ShaqiritTrajneri i Interit, Roberto Mancini, betohet në kokë të Xherdan Shaqirit. Futbollisti shqiptar ndeshje pas ndeshje po shfaq lojëra të mira dhe po shënon edhe gola. Shaqa deri më tani ka realizuar tri gola për Interin (një në Serie A, një në Kupën e Italisë dhe një në Europa League).

Mancini është optimist për sfidën e të hënës mbrëma (21.00) si mysafir i Cagliarit. Mancini e ka të qartë se një trepikësh në Sant Elia mund të rezultojë shumë i rëndësishëm. “Në këtë stadium të gjitha skuadrat e kanë shumë të vështirë për të marrë fitoren, por ne kemi shumë shpresë se do të mund të arrijmë fitoren e tretë radhazi në Serinë A. Por kjo mund të ndodhë vetëm nëse bëjmë një paraqitje të mirë në fazën mbrojtëse”, tha ai.

Shaqiri mbetet i padiskutueshëm në formacionin zikaltër. “Shaqiri po përmirësohet shumë fizikisht dhe të mos harrojmë që vjen nga Bayerni, ka shumë cilësi dhe eksperiencë. Në pozicionin ku luan po bën shumë mirë, por aktivizimi i tij nuk përjashton hedhjen në fushë të Kovaçiç dhe Hernanez. Kjo skuadër ka nevojë për shumë titullarë. Pasi të vlerësoj gjendjen e gjithsecilit do të vendos për formacionin titullar”, tha Mancini.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni