Home » Kampionati Kosovar » Rivaliteti i derbit të ri

Rivaliteti i derbit të ri

Një derbi i ri, kështu mund të vlerësohet përballja Hysi – Trepça, e cila ka dhënë shkëlqimin e vet me tri përballjet e kampionatit të kaluar, kur lojtarët e të dy skuadrave kanë ditur të japin kualitete.

Të dielën këto dy skuadra do të kenë rundin e radhës, kur do të luajnë në stadiumin e Hysit në Merdarë.

Hysi i mobilizuar si asnjëherë më parë synon fitoren dhe të shkojë më hapa të sigurt drejt kreut të tabelës.

Trepça me shumë probleme e krizë të lojës kërkon rezultat të favorshëm në Merdare.

Hysi me tri fitore, dy barazime, një humbje me gol-dallim 13:6 renditet i treti në tabelën e klasifikimit me 10 pikë të grumbulluara. Skuadër që ka efikasitet të lartë dhe që po rikthehet në javët e fundit në formën e duhur.

Mitrovicasit me Nazmi Ramën e rikthyer në postin e trajnerit pas një kohe tashmë kanë një fitore, tri barazime, dy humbje dhe gol-dallim 6:7 me gjashtë pikë të tubuara.

Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Hysit do të paraqitet me përbërjen më të mirë me synim të vetëm te arrijnë fitore, por jo edhe me çdo kusht.

Bardhëzinjtë kanë lojë të shpejt, efikase dhe që presim fitore para adhuruesve të vet. Edhe mysafirët do të tentojnë me kundërzbritje të ndëshkojnë rivalin dhe mbase mëtojnë

Në Merdare pritet të jetë atmosferë e zjarrtë sportive, të mbushet stadiumi plot e përplot shikues dhe të shohin lojë ashtu si dinë të bëjnë dy skuadra që hiqen që kanë një potencial më të mirë të futbollistëve në radhët e veta.

Ne redaksinë e gazetës nacionale “Bota sot” ishin mysafirë dy futbollistët: Ylli Hoxha i Hysit dhe Arben Zhjeçi i Trepçës.

Te dy futbollistët iu përgjigjen pyetjeve të shumta të lexuesve që erdhën nëpërmjet telefonit të redaksisë si dhe adresës elektronike. Secila pyetje më interesante se tjera, por edhe përgjigje e futbollistëve gjithnjë ishin edhe më konkrete.

Raiffeisen Superliga – Java 7

E shtunë

Liria-Trepça ’89 (P. Hasani, S. Krasniqi, E. Zeqiri)

KEK-u -Flamurtari (M. Ferati, S. Berisha, F. Agërbashi)

E diel

Besa-Ferizaj (E. Janovaliu, A. Latifi, F. Brahushi)

Vëllaznimi – Ballkani (B. Sejdiu, Z. Berisha, L. Cena)

Prishtina – Drenica (B. Fejzullahu, B. Selimaj, N. Rraci)

Hysi Trepça (A. Kastrati, Z. Miranaj, B. Këpuska)

Tabela

1. Prishtina 6 4 1 1 109:8 13

2. KEK-u 6 3 2 1 7:4 11

3. Hysi 6 3 1 2 13:6 10

4. Besa 6 3 1 2 9:6 10

5. Trepça ’89 6 3 1 2 5:4 10

6. Ballkani 6 2 3 1 6:5 9

7. Liria 6 2 1 3 13:13 7

8. Drenica 6 2 1 3 5:8 7

9. Trepça 6 1 3 2 6:7 6

10. Ferizaj 6 1 2 3 7:115

11. Flamurtari 6 0 5 1 5:6 5

12. Vëllaznimi 6 1 1 4 7:12 4

Cili repart është në përparësi te njëra apo skuadra tjetër ? (Dardani nga Podujeva)

Hoxha: Përparësia jonë është fakti se do të luajmë para adhuruesve tanë, ndërkaq nga repartet jemi më të mirë në atë të sulmit.

Trepça është fundosur, është faji i mbrojtjes apo i sulmit ? (Liridoni nga Shipoli i Mitrovicës).

Zhjeçi: Fajtorë jemi të gjithë, megjithëse mendoj se mesfusha ka shaluar më shumë në këtë aspekt. Sigurisht se edhe po ndihen mungesat e Bardhyl Kaçiut dhe i lënduari Elvis Osmani.

Shumë e mbani topin në këmbë, shpesh e bëni nervoz trajnerin? (Arlindi, Podujevë).

Hoxha: Nuk besoj se trajneri bëhet shumë nervoz me mua, edhe pse ndoshta ndonjëherë e teproi me mbajtjen e topit.

Më shok e keni pasur Gani Sejdiun apo tash Nazmi Ramën (Artani, Mitrovicë) ?

Zhjeçi:Të gjithë trajnerët i respektoi shumë, megjithëse do ta dalloja Hysni Maxhuni, ndërkaq asnjëherë nuk shoqërohem shumë me ata.

Sa është komponuar Hysi ? (Ariani, Prishtinë).

Hoxha: Po nga dita në ditë po komponohet edhe skuadra, këtë më së miri e dëshmuam edhe në Ferizaj.

Trepça më mirë luan në Mitrovicë a jashtë saj ? (Luani, Vushtrri).

Zhjeçi: Më mirë po kemi paraqitje në ndeshjet në udhëtim se sa në terrenin tonë.

A keni femër? (Saranda, Prishtinë)

Hoxha: Po.

A mendon me vazhduar me modelim edhe pas përfundimit të karrierës në futboll (Hasani, Gjakovë)

Zhjeçi: Sigurisht se do të vazhdoi të merrem edhe me atë punë, është mirë të punojmë në atë profesion pasi kemi të bëjmë me gjininë e bukur.

Sa është vështirë të luash kundër Hysit (Mentori, Pejë)

Zhjeçi: Të gjitha skuadrat janë të barabarta, andaj edhe ndaj Hysit është ngjashëm.

Shpesh shënoni, por sivjet rrallë e për mall, a thua trajneri Sokoli ka ndikuar në humbjen e efikasitetit (Durimi, Prizren)

Hoxha: Specialiteti im është më shumë që unë të përgatis golat për bashkëlojtarët, andaj mirë është edhe në rolin asistuesit.

Përpara nuk e ke dashur Trepçës sa ishte në Prishtinë, pse tashmë jeni të dashuruar këtë klub? (Besniku, Prishtinë)

Zhjeçi: Ende në zemër e kam Prishtinën, por aty ku paraqitem e jap maksimumin nga vetja. Trepça ka qenë e vetmja skuadër që pas lëndimit më ka dhanë mundësinë të paraqitem, kjo është arsyeja se mundohem të jap shumë më shumë nga vetja për këtë skuadër.

Ju ishit jashtë vendit dhe u kthyet në Hysi, jeni bërë pishman ? (Agimi, Podujeva)

Hoxha: Asnjëherë nuk i bij pishman që u ktheva këtu, ndihem shumë mirë të Hysi dhe do të vazhdoi të luajë me këtë skuadër.

A mundet Trepça të mbrojë titullin e kampionit? (Mentori, Mitrovica)

Zhjeçi: Përkundër starti jo të mirë në këtë edicion, ne do të këndellem dhe do të jemi sërish në konkurrencë për titull.

Çka po i mungon Trepçës nga stinori i kaluar ? (Behari, Prishtina)

Zhjeçi: Na mungon kompaktësia në ekip dhe serioziteti më i madh.

A është skuadra e Hysit pretendente për titull kampioni? (Avdyli, Podujeva)

Hoxha: Kemi skuadër e cila do të luftojë për tituj, por nuk e kemi të domosdoshëm këtë qëllim.

Sa jeni të kënaqur me punën e trajnerit, Bylbyl Sokoli në klub? (Afrimi, Prishtina)

Hoxha: Shumë i kënaqur me punën e trajnerit, si në aspektin e përgatitjeve ashtu edhe në disiplinë.

A do të luani në miqësoren e 9 tetorit kundër Xamaxit? (Agroni, Prishtina).

Zhjeçi: Këtë më së miri e di përzgjedhësi Bunjaku.

Hoxha: Tani po informohem për këtë lojë, shpresoj që të ftohem atje.

Është folur një kohë se nuk keni kontratë me Trepçën dhe jeni lojtarë i lirë, si është gjendja juaj e tanishme? (Selveri, Mitrovicë)

Zhjeçi: Lojtar i Trepçës jam deri në janar, mandej do të shikojmë.

Cila skuadër është pretendente sipas juve deri më tani? Te dytë. (Skënderi, Podujevë)

Zhjeçi: Prishtina, Liria, Besa dhe Trepça.

Hoxha: Prishtina, Besa, Liria dhe Trepça ‘89.

A keni pasur ndonjë herë përballje në fushë? Cili ka dalë fitimtar? (Bardhyli, Mitrovicë)

Zhjeçi: Nuk kemi pasur ballafaqime të tilla.

Hoxha: Së bashku kemi pasur sukses sa ishim në Prishtinë, ndërkaq kjo do të jetë përballja e parë si rivalë.

A i frikohesh hiq kartonëve në lojë? (Bekimi, Prishtinë)

Zhjeçi: Jo, e di sa duhet të luajë ashpër.

Cili është bashkëlojtari dhe shoku më i mirë në skuadër? (Venhari, Mitrovicë)

Zhjeçi: Enis Fetahu dhe Labinot Ahmeti.

Yll Hoxha

Datëlindja: 26.12.1987

Vendlindja: Prishtinë

Gjatësia: 1.82 cm

Pesha: 79 kg

Horoskopi: Bricjapi

Skuadra aktuale: Hysi

Pozita në fushë: mesfushorë

Paraqitjet në skuadra tjera: Prishtina, TPS Turku

Arben Zhjeqi

Datëlindja: 22.01.1989

Vendlindja: Prishtinë

Gjatësia: 1.85

Pesha: 84

Horoskopi: Ujori

Skuadra aktuale: Trepça

Pozita në fushë: mbrojtës

Paraqitjet në skuadrat tjera: Besëlidhja, Prishtina

Tiketa

Yll Hoxha

Liria – Trepça ’89 x

KEK-u – Flamurtari 1

Besa – Ferizaj 1

Vëllaznimi – Ballkani 1

Prishtina – Drenica 1

Hysi – Trepça 1

Arben Zhjeqi

Liria – Trepça ‘89 1

KEK-u – Flamurtari 1

Besa – Ferizaj 1

Vëllaznimi – Ballkani x2

Prishtina – Drenica 1

Hysi – Trepça x /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Rivaliteti i derbit të ri "

  1. rina says:

    sa i mir koke

Komentoni